TIRANE- Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë sot nw orwn 16.00 do të ekspozohen objektet më cilësore të koleksionit të veprave të artit (ikona, afreske, objekte kulti), të sekuestruara nga policia e shtetit. Eskpozita do tw celet me prezencën e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, të specialistëve të veprave të artit, pedagogëve të Departamentit të Arkeologjisë, etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në fundjavë dhe do të mbahet në kushtet e kontrollit të sigurisë nga ana e forcave të policisë së shtetit.

Shkrimi u publikua sot (11.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)