Iku dhe një tjetër bukurosh... aktori
Gabriel Garko martohet në fshehtësi

Iku dhe një tjetër bukurosh... aktori<br />Gabriel Garko martohet në fshehtësi
Një raport i djeshëm i “Rome Daily News” (14 tetor 2015), bën të ditur se aktori i njohur për rolin e tij në serialin “Nder dhe respekt” është martuar në fshehtësi me aktoren 21- vjeçare Adua del Vesco.

Spekulimet kanë vijuar pasi në gishtin e aktorit 43-vjeçar është parë së fundi një unazë martese. Lidhja e Garko-s me aktoren e re u bë publike në muajin gusht, pasi në mediat italiane u publikuan disa foto të çiftit. 

Po ashtu, në media është spekuluar edhe që është publikuar një lajm fejese para pak kohësh, por duket se çifti kanë shkuar më shumë se kaq, duke kaluar menjëherë në martesë. Gazetat shkruajnë se aktori, përgjatë kësaj jave është parë me një unazë martese në gisht.

Thuhet se çifti ka bërë një ceremoni intime në një vend sekret, mes miqve të ngushtë dhe familjarëve. “Ata dukeshin një çift shumë i lumtur.” Ky ka qenë postimi në Twitter  të mërkurën (14 tetor) nga një mik i ngushtë i aktorit.

Por se cilës dasmë i referohej, disa nga fansat kanë pyetur me shumë dyshim. Nëse Gabriel Garko “është martuar në fshehtësi”, sipas thashethemeve të fundit, nuk dihet me siguri, por e sigurt është që ky lajm disave, sidomos gjinisë femërore, ua ka prishur vërtet qetësinë. Ishte një dasmë sekrete?

Deri tani është akoma mister, aq më tepër që aktori nuk ka dhënë asnjë koment publik dhe as zyrtar për këtë. Pak javë më parë, kur aktori ishte i ftuar në Tiranë me rastin e Miss Universe Albania 2015, në një intervistë përballë Albert Dumanit, tha se martesa, në fakt, ishte një institucion që nuk i përkiste atij.

43-vjeçari tregoi se kishte qenë disa herë në prag martese, por rrethanat kishin qenë të tilla që ai nuk i kishte kurorëzuar dot lidhjet e tij. /revistaclass.al/
gabriel garko
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi