Hueyda ka postuar në ‘Facebook’, një foto të sajën, ku duket se mban në dorë një furçë dhëmbësh. Ajo shkruan përbri fotos se kjo është dhurata e saj për Krishtlindje, ndërsa duket tepër e qeshur, edhe pse mban një duar një dhuratë mjaft të thjeshtë.
“Dhurata ime e krishtlindjes”, shkruan Hueyda. Vajza e njohur e ekranit shqiptar u largua nga Shqipëria vetëm pak kohë më parë, ndërsa vendimi i saj preku jo pak shqiptarët me historinë e saj të dhimbshme pas tradhtisë nga i shoqi, me të cilin kishte dhe një djalë dhe që ishin ndarë.
(Hueyda El Saied me dhuratën e Krishtlindjes në dorë)
d.c./shqiptarja.com