Familjarët e 24 vjeçarit Kosta Koca që u përfshi në aksidentin me ambulancën në Sarandë kanë treguar për Report Tv se i riu është larguar nga spitali publik, për t'u trajtuar në një spital privat.
Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta infermierja 57 vjeçare Adelina Rizvani, e cila ishte e shtuar prej një jave në spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjatë aksidentit që ndodhi mëngjesin e 21 shtatorit ku një ambulancë u përplas me një makinë tip "BMË X5". Në aksident mbetën të plagosur infermierja Adelina Rizvani, shoferi i makinës 24 vjeçari Kosta Koca dhe shoferi i ambulancës. Rizvai pësoi dëmtime të rënda, por nuk arriti që t'i mbijetojë plagëve.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kosta Kaca, 24 vjeç është larguar nga spitali pa mbyllur kartelën mjekësore. Por familjarë të 24 vjeçarit në një reagim për Report tv shprehen se ai nuk është larguar nga spitali, por ka qëndruar një natë tek Trauma dhe më pas ka shkuar për mjekim në një spital privat dhe se për të nuk ka pasur një masë ndaluese. Sipas familjarëve të Kosta Kaca, 24 vjeçari udhëtonte sipas rregullave të qarkullimit rrugor dhe kjo vërtetohet nga kamerat e bizneseve në vendin e aksidentit,ndërsa ambulanca nuk ishte nisur për të marrë një pacient por për të dërguar në shtëpi të ndjenë, Adelina Rizvani. Sipas këtij reagimi, ambulanca lëvizte kundravajtje në një distancë prej 2 metras.
"I afërmi ynë udhëtonte me një mjet BMË sipas të gjitha rregullave të qarkullimit rrugor, kjo e vërtetuar sipas kamerave të sigurisë në disa biznese aty pranë. Autoambulanca sipas policisë, por edhe dëshmitarëve, lëvizte kundravajtje në një distancë prej 2 km. Kjo vërtetohet lehtësisht nga GPS i autoambulancës. Gjithashtu, edhe nga libri i emergjencës së Spitalit të Sarandës, ku autoambulanca nuk ishte nisur për urgjence, por për të çuar në banesë të ndjerën. Në lidhje me shpalljen në kërkim, duam t'iu sqarojmë se i afërmi ynë ka qenë i dëmtuar nga aksidenti. Ai u mjekua në Spitalin e Sarandës dhe më pas udhëtoi në Spitalin e Traumës dhe qëndroi vetëm 1 ditë. Ai nuk është arratisur nga spitali publik për asnjë rast, por vetëm ka qëndruar 1 natë në atë spital dhe me pas është mjekuar në një spital privat pa asnjë mase ndaluese. Jemi të gatshëm që të presim rezultatet e ekspertizës autoteknike", shkruajnë familjarët e 24 vjeçarit për Report Tv.