Ilaçe falas për fëmijët
me mëlçi të zmadhua

Ilaçe falas për fëmijët<br />me mëlçi të zmadhua
TIRANE - Fëmijët që vuajnë nga sëmundja e Goshe-s, tashmë do tu mbulohen shpenzimet e kurimit nga Ministria e Shëndetësisë. Këtë e bën të ditur Drejtori i Politikave në këtë ministri Pëllumb Pipero. "Kemi gjetur një zgjidhje me një firmë prodhuese për trajtimin e Goshes në QSUT. Kemi bërë një marrëveshje me kompaninë që prodhon medikamentin.

Ata me shumë dashamirësi kanë marrë përsipër mbi 60% të rasteve t'i trajtojnë ata gratis me medikamente, ndërkohë që kanë marrë përsipër diagnostikimin e tyre falas. 40% të rasteve i mbulon Ministria e Shëndetësisë nga fondet e saj, përveç QSUT"-  tha Pëllumb Pipero.

Sëmundja e Goshe-s, bën pjesë te sëmundjet e rralla dhe ka të bëjë me zmadhimin e shpretkës ose të mëlçisë, që shkaktohet nga një enzimë e organizmit.

Në vendin tonë ka rreth rreth 20 fëmijë që kanë lindur me sëmundjen GOSHE, të cilët duhet të marrin gjatë gjithë jetës këtë enzimë, kurimi me të cilën kushton rreth 10 milionë lekë në vit për një pacient. Për herë të parë në Shqipëri dagnostikimi me këtë sëmundje të lindur u bë në vitin 2003. Kjo sëmundje konsiderohet e rrallë edhe në botë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi