Ilaçet kundër dhimbjes
shkaktojnë probleme me zemrën

Ilaçet kundër dhimbjes<br />shkaktojnë probleme me zemrën
LONDER - Dy ilaçe që njerëzit i përdorin për dhimbje të ndryshme, siç janë ibuprofeni dhe diclofenac, mund të rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Njerëzit që vuajnë nga artriti (dhimbja e kockave) janë përdoruesit më të zakontë të këtyre ilaçeve dhe konsumin e tyre e kanë të përditshëm.

Kërkuesit thonë se pacientët do ta cilësonin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si të pranueshëm, por sërish u duhet thënë se çfarë rrezikojnë. Një studim i publikuar në “Lancet”, tregonte se ilaçet përbënin rrezik madje më të madh për duhanpirësit dhe për personat mbipeshë.

Lajme të tilla janë publikuare edhe më parë, por tani, kërkuesit e Universitetit të Oxfordit, kanë studiuar çdo detaj, për të ndihmuar pacientët të bëjnë zgjedhjen e duhur. Grupi analizoi më shumë se 353 mijë pacientë për të parë efektin e ilaçeve në fjalë.

Të dhënat tregonin se për çdo 1 mijë pacientë, do të kishte 3 infarkte dhe 1 vdekje më shumë. Po kështu do të kishte gjakderdhje në stomak, si pasojë e konsumit të përditshëm të tyre. “3 në 1000 është një numër i vogël, por sërish, ky është një vendim që duhet ta marrin pacientët’,-thotë drejtuesi i studimit, Colin Baigent.

Sipas tij, personat që e pijnë ilaçin rrallë, për shembull si pasojë e dhimbjes së kokës, nuk kanë pse të shqetësohen.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime