Ilaçet, nga data 1 prill
do jenë 20 % më të lira

Ilaçet, nga data 1 prill<br />do jenë 20 % më të lira
TIRANE- Në datën 1 prill çdo ilaç do ta blini me çmim 20% më të ulet se sot. Ministria e Shëndetësisë nuk tërhiqet nga vendimi për uljen e marzheve të fitimit për farmacistet dhe grosistet. Pas paralajmërimeve të sindikatës së farmacisteve për pezullim të shitjeve të ilaçeve, zv/ministrja Milva Ikonomi sqaroi se vendimi për të përcaktuar marzhet e fitimit i takon vetëm këtij institucioni. Sipas saj, çdo ndryshim është bërë mbi bazë të një studimi, ndërkohë që marzhet e tregtimit për barnat e rimbursueshme nuk kanë ndryshuar.

“Nëpërmjet këtyre marzheve kryesore ajo që synohet është që të rregullohet disi tregu i barnave, i cili është një treg që ka herë pas here ngërç përsa i takon furnizimit me barna në kohë dhe në cilësi, përsa i takon furnizimit në mënyrë të rregullt gjatë gjithë vitit në institucione në vend. Masat e propozuara do të sjellin një ulje të çmimit të barnave në masën 20% dhe ai që do të jetë përfitues kryesor i këtyre lëvizjeve në marzhin tregtarë dhe të atyre të fabrikimit do të jetë pacienti."tha Milva Ekonomi, zv ministre e shëndetësisë. Ikonomi theksoi se marzhet e tregtimit nuk do të ndryshojnë pavarësisht se ato nuk janë mirëpritur nga farmacitë.

Në këtë mënyrë ministria nuk do të bëjë negociata me farmacistet për marzhin, por vetëm pranon propozimet e tyre për ligjin e ri të barnave. Dy ditë më parë farmacistët paralajmëruan se do të pezullojnë shitjen e ilaçeve, për disa orë javën që vjen si formë e parë e protestës. Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë në nenin 197/5 të kodit të punës, protestat në shërbime të tilla jetike për qytetaret janë të paligjshme. Konfliktet e këtij lloji zgjidhen vetëm në mënyrë të detyrueshme dhe përfundimtare përmes procedurës se ndërmjetësimit.

Sa i përket farmacive, sipas zv/ministres Konomi ato janë biznese të vogla të cilat janë lehtësuar ndjeshëm nga barra fiskale me vendimet e fundit të qeverisë për taksat. “Projektligji do të shoqërohet me disa vendime qeverie që do të bëhen në harkun kohorë të disa muajve ku mund të zërë sërish vend edhe imazhi tregtarë dhe VKM-ja kam përshtypjen se është detyrë e shëndetësisë."tha Milva Ekonomi, zv ministre e shëndetësisë. Ndërkaq në prill do të hiqet edhe TVSH-ja për barnat, ndërkohë që puna ka nisur si nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave për ti informuar farmacitë për pullën fiskale.


Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur