Menjëherë pas premtimit të kryeministrit Edi Rama se do të sigurojë ilaçin e të prekurve me kancer brenda 10 ditëve, ka ardhur reagimi i parë nga PD.
Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i PD, Tritan Shehu, i drejtohet Ramës, duke i thënë se ai nuk është ‘bamirës’, por kryeministri i vendit, që punon me strategji e projekte zhvillimi.
Në ‘Facebook’, Shehu shkruan se shëndetësia jonë nuk vuan vetëm nga mungesa e herceptinës, por nga një varfëri afrikane, me financime publike 22 herë nën mesataren evropiane.
/Shqiptarja.com

“Z.Rama e ndoqa premtimin tuaj te sotem per te siguruar Herceptinen per 10 dite. Shume mire kjo, por dua tju kujtoj se ju nuk jeni “bamires”, por Kryeministri i vendit, qe punon me strategji e projekte zhvillimi.
Shendetesia jone nuk vuan vetem nga mungesa e Herceptines, por nga nje Varferi Afrikane, me financime publike 22 here nen mesataren europiane. Dhe ketu duhen politika te qarta financiare e zhvilluese, qe ju kurre nuk i keni artikuluar. Dhe dicka, kur mund ta zgjidhnit ne 10 dite ceshtjen e Herceptines, pse per 4 vite e toleruat te tille!?”, shkruan Shehu.
(Reagimi i ish-ministrit Tritan Shehu)
d.c./shqiptarja.com