Ilaçet, pullat e reja të barnave
me çmim 19.6 % më lirë

Ilaçet, pullat e reja të barnave<br />me çmim 19.6 % më lirë
TIRANE- Qendra e Kontrollit të Barnave është duke prodhuar pullat e reja të medikamenteve të cilat janë me një çmim 19.6 për qind më lirë se në fund të muajit mars. Kjo për shkak të heqjes së TVSH-së së barnave dhe uljes së marzhit të fitimit, si për farmacistët ashtu edhe për grosistët. Për shkak të këtyre ndryshimeve, çdo ditë rreth 100 mijë pulla të reja prodhohen në Qendrën e Kontrollit të Barnave duke reflektuar çmimin e ulur të ilaçeve. Pulla e re në të cilën nuk është zbritur vetëm 10% i TVSH-së, por edhe 9.6% ulje nga marzhet e fitimit të grosistëve dhe farmacistëve.

Specialistet e Qendrës së Kontrollit të Barnave sqarojnë se si mund të dallojë një pacient ilaçet me pullën e re, pasi nëse merr medikamente nga stoku i farmacive duhet të kërkoje uljen e 10% të TVSH-së. “Element shumë i rëndësishëm i pullës është mungesa e pjesës së TVSH-së. Domethënë çmimi është u shprehur thjesht në lekë, pulla e vjetër ka diferencën se pas fjalës lek është edhe shtesa “me TVSH”, pohon Migena Rizaj, shefe e Sektorit Administrativ në QKKB. Emetimi i pullës së re ka nisur në datën 1 prill dhe deri tani janë prodhuar 800 mijë të tilla

Përgjithësisht ilaçet e importuara gjatë kësaj jave i përkasin listës se ilaçeve të rimbursueshme. Pas një periudhe 3 mujore, mendohet që edhe stoku i farmacive të mbarojë dhe shitja e medikamenteve të vijojë me rreth 20% të çmimit më pak. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë heqja e TVSh-së për ilaçet solli një problematikë të madhe në shitjen e medikamenteve, pasi farmacistët nuk pranonin të ulnin çmimin pavarësisht se ligji kishte hyrë në fuqi. Sipas tyre, mënyra se si do të rimbursoheshin dhe si do funksiononte skema ishte e paqartë. Edhe sot në disa farmaci, nuk bëhet ulje e çmimit pavarësisht vendimit për mostregëtim të barnave me TVSH.

Shkrimi u publikua sot (10.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç