ILDKP, njoftoi të henën se nisur nga ngjarja e rëndë ndodhur në Bankën e Shqipërisë, ka nisur hetimin administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të Guvernatorit të Bankës së Shqipërise, Ardian Fullani, Zv.Guvernatorëve, Anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës si dhe të gjithë drejtuesve të tjerë të Bankës së Shqipërisë pa përjashtim.
Në deklaratën për mediat, ILDKP saktëson se mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshortët e tyre dhe fëmijët, si dhe personat e lidhur me ta.
Gjithashtu, Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar grupin hetimor të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit, median dhe shoqërinë civile dhe ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme.
ILDKP, "falenderon median si dhe qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm dhe fton çdo person që ka informacione për pasuri të fshehura, të padeklaruara dhe të vëna në kundërshtim me ligjin për subjektet e mësipërm, t'i depozitojë në Inspektoratin e Lartë në një kohë sa më të shpejtë. Ashtu si dhe deri më sot, ruajtja e konfidencialitetit është parim i punës së ILDKP-së".
Rezultatet e hetimit administrativ do t'i referohen rast pas rasti organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme./ATSH/
/Shqiptarja.com