ILDKP, hetim pasurisë dhe
pronave të gjyqtarëve
Inspektorët do të munden të kontrollojnë pronat e gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre direkt nga regjistri pasurive. Nisma është ndërrmarë pas informacioneve se shumë gjyqtarë kanë prona të padeklaruara në emër të familjarëve
Pronat e padeklaruara dhe pronat e hedhura në emrat e familjarëve të gjyqtarëve do të kalojnë në skaner. Ministria e Drejtësisë dhe Inspektoriati i Deklarimit të pasurive nënshkruan dje një marrëveshje sipas të cilës ILDKP-ja do të ketë akses të plotë në regjistrin elektronik kombëtar të regjistrimit të pasurive. Sistemi dixhital i pasurive të paluajtshme, nga i vihet në dispozicion ILDKP-së, në mënyre që të gjithë pasuritë e nëpunësve publikë, të familjarëve të tyre dhe të personave të lidhur të verifikohen online brenda pak minutave. “Nëpërmjet këtij memorandumi, Qeveria tregon edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin maksimal për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme dhe instrumentet ligjore dhe ekzekutive për forcimin institucional. Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e palëkundur te qeverise për luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe te gjithë formave te shfaqjes se tij.” –u shpreh Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi. Nga ana tjetër kreu i ILDKP-së Adriatik Llala e vlerësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm dhe pozitiv në forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, që ndikon në marrjen në kohë reale të hetimit dhe në uljen e kostos financiare dhe njerëzore dhe ka si qëllim forcimin e shtetit ligjor.
NismaPak kohë më parë është krijuar arkiva dixhitale në ZRPP, portalin e shërbimeve online të regjistrit të pasurive të paluajtshme dhe sistemi One stop shop për noterët. Por ky projekt duket se do të vijë në ndihmë dhe për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi sepse duke i dhënë ILDKP-së aksesin online për hetime, do ti japë mundësi asaj që të hetojë në mënyrë më të shpejtë dhe efikase pasuritë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjithë familjarëve të tyre apo njerëzve të lidhur me ta. Sipas ministrit Eduard Halimi ky memorandum i jep ILDKP-së por dhe institucioneve të tjera mjetet dhe instrumentet për hetime proaktive ndaj çdo nëpunësi publik, subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive. “Dhënia e të drejtës së aksesit online për gjithë informacionin e kërkuar, jo vetëm që ndihmon ILDKP-në për hetimin e shpejtë dhe efikas, por ndihmon edhe vetë ZRPP-në pasi lehtëson punën e saj dhe ngarkesën qe kërkohet për fotokopjimin dhe korespondecen në letër’, - u shpreh ministri.
GjykatësitNë deklaratat e pasurisë të zbardhura dy javë më parë, vihet re se gjyqtarët janë zyrtarët të cilët zotërojnë pasuri të mëdha. Shpesh ata kanë më shumë se një apartament si dhe dyqane dhe toka bujqësore të cilat iu sjellin fitime nga qiraja. Gjyqtarët disponojnë dhe të ardhura të konsiderueshme bankare, të cilat shpesh janë në valutë të huaj. Sipas perceptimit të publikut shqiptar, sistemi i drejtësisë është një nga sistemet më të korruptuara në vend. Por duket se gjyqtarët do të vijojnë të mbajnë imunitetin që i mbron nga fillimi i procedimeve penale, pa miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo pasi mazhoranca dhe opozita nuk kanë arritur ende një konsensus në kufizimin e imuniteteve për zyrtarët e lartë, ku një shtresë e cila do të zhvishej nga imuniteti ishin dhe gjyqtarët. Ndërkaq, partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga ekzekutivi dhe reforma të tjera për sistemin e drejtësisë në vend. Shumë zyrtarë, veçanërisht gjyqtarë dhe prokurorë, kanë deklaruar se kanë pranuar shuma të mëdha parash të gatshme në formë të huave, apo dhuratave të shtrenjta, nga të afërmit dhe anëtarët e familjes”. ILDKP-ja ka përllogaritur se rreth 10 milionë €transferohen çdo vit te zyrtarët shqiptarë nga palët e treta, vetëm në formë të huave në para të gatshme. Këto lëvizje të kapitalit jashtë sistemit bankar dhe në formë pasurie, krijojnë dyshim të arsyeshëm se në disa raste ato janë mënyrë e shpëlarjes së parasë, të fituara përmes korrupsionit.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55%
-
Jo
38.3%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2420
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Gjikondi: Shqiptarët të ‘uritur’ për një lider të ri të opozitës! Burimi: Meta po përfiton në kurriz të Berishës
30 Mars, 19:21
-
Gara për Tiranën/ Bejko: Me Këlliçin kemi qenë brenda një PD-ja, Berisha na ndau
30 Mars, 19:11
-
Berisha falënderoi kandidatin e PD në Krujë për tërheqjen, Bejko: Tregues se fshihet pas këtij vendimi
30 Mars, 19:02
-
Plagosi me armë zjarri 60 vjeçaren, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ngjarjes në Lushnjë (EMRI)
30 Mars, 18:55
-
Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat
30 Mars, 18:37
-
Evropiani i tenistëve të vegjël mbahet në Shkodër, mbi 60 sportistë të vegjël për 4 ditë në Shqipëri: E donim fitoren, por u kënaqëm me mikpritjen
30 Mars, 18:31
-
Bejko në Report Tv: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
30 Mars, 18:28
-
I plagosën motrën me armë zjarri, flet vëllai i 60 vjeçares në Lushnjë: Ishim në gjyq sot për tokën, na bënë pritë kur po vinim në shtëpi
30 Mars, 18:25
-
Pësoi dëmtimin që i kushtoi sezonin, Armando Broja nis stërvitjet në palestër pas operacionit në gju
30 Mars, 18:10
-
I emëruar nga Biden për ambasador i SHBA në Tiranë, Kostelancik flet para Kongresit: Çojmë para reformën në drejtësi! Luftë korrupsionit dhe bashkëpunim në mbrojtje kibernetike
30 Mars, 18:08
-
Arrestohet ‘lordi i drogës’ në Paraguaj, hiqej si biznesmen por kishte dërguar 17 tonë kokainë në Evropës! I përfshirë edhe një shqiptar
30 Mars, 18:00
-
Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, plagoset një 60-vjeçare! Vëllai i saj: Na zunë pritë pas gjyqit që kemi për tokën, e njoh autorin (VIDEO)
30 Mars, 17:45