TIRANË - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për 10 zyrtarë.
Parashikuar në nenin 257/a i Kodit Penal, për subjektet e mëposhtëm për mospërmbushje të ligjit merren masa administrative dhe kallëzohen në prokurori zyrtarë si, Ledia Hysi, për funksionin Drejtor, Ministria e Punëve të Jashtme, Margo Shugro, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve, Albana Veliqoti, për funksionin Specialist, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve, Genti Vuka, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Shkëlzen Çekrezi, për funksionin Drejtor, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Zamir Kaja, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve, Arjan Shahini, për funksionin Këshilltar, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Vasil Petreli, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve, Gjon Vataj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve, Besnik Petrela, për funksionin Këshilltar, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
ILDKP, nëpërmjet një deklrate për mediat sot, bën me dije se vazhdon ndëshkimi për të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët që nuk përmbushin detyrimin parashikuar në ligj për deklarimin e pasurisë. /ATSH/
/Shqiptarja.com