TIRANË- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në vijim të procesit të administrimit të deklaratave të interesave private, pas rregjistrimit të tyre dhe kryerjes së rakordimeve përkatëse, konstatoi 9 zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private.
ILDKP, bënë me dije sot nëpërmjet një deklarate për mediat se u morën masa administrative për këto zyrtar:  Dorian Çollaku, ish - Drejtor i Departamentit të Emisionit, Banka e Shqipërisë, nuk ka dorëzuar "Deklaratën pas Largimit nga Funksioni" për vitin 2014, Elisabeta Katiaj, Drejtor i Përgjithshëm, Qendra Kombëtare e Panaireve si dhe për 7 përmbarues gjyqësor, Enkeleda Kota,  Fitim Koçiaj, Abaz Abazi, Nertila Lapi, Arjola Feshti, Armando Cjapi dhe Naser Jakupaj.
ILDKP, argumenton se për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë", Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative "gjobë" për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private./ATSH/