TIRANE- Pas një gjumi mbi një vjeçar, kryetari i ri i ILDKP-së, Shkëlqim Gabaj ka miratuar dy udhëzime nga të cilat i vendos para masave ligjore të gjithë zyrtarët që nuk plotësojnë kushtet e kontrollit të pasurive apo edhe eprorëve që nuk ushtrojnë kompetencat e tyre në kontrollin e zyrtarëve të lartë. Rastet konkrete kur një zyrtarë fillon dhe ndiqet penalisht janë: “Kur zyrtari nuk ka plotësuar formularin e duhur të deklaratës së interesave private. Zyrtari apo personat e lidhur me të nuk kaun nënshkruar të gjitha fletët e formularit; zyrtari nuk ka plotësuar autorizimin dhe nuk ka pasqyruar deklaratë te tij të interesave privatë.
Zyrtari deklaron të dhënat edhe për personat e lidhur, kur këto të fundit disponojnë pasuri veçmas dhe për pasojë detyrojnë ligjërisht të plotësojë fletët përkatëse; zyrtari apo personat e lidhur me të nuk deklarojnë sipas lëresave të formularit të interesave; zyrtari nuk pasqyron saktë vlerën e aseteve, të ardhurave etj; zyrtari në deklararimi ne interesave privatë periodikë vjetorë apo pas largimit nga funksioni nuk pasqyron sipas kërkesave ligjore deklaratat e tij. subjekti deklarues nuk merr masa për të rregulluar brenda afatit pasaktësitë; subjekti apo personi deklarues nuk paraqiten brenda a fatit;subjekti deklarues apo personat lidhur me të nu depozitojnë dokumentimin e justifikutit të pasurisë”.
Ndërsa në udhëzuesin e dytë, kur do të ndiqen penalisht eprorët e ILDKP-së theksohet se: “Autoriteti përgjegjës nuk dokumenton të dhënat e kërkuara në ligj; kur nuk njoftohet në kohë Inspektoratin e Lartë mbi masat e marra për zgjidhjen e konfliktit të interesit; nuk bëhet prezent pranë autoritetit përgjegjës parandalimi i konfliktit të interesit; kur nuk ruhet konfidencialiteti i të dhënave; Vërtetohet se eprori ka ushtruar kompetenca administrative me efekte ndëshkuese; Titullari dhe autoriteti përgjegjës nuk përmbushin detyrimet; nuk ndërmerr masat e nevojshme për rregullimin e pasojave juridike të akteve të nxjerra në kushtet e konfliktit të interesave; nuk përmbush në afatet e caktuara detyrimet ligjore që rezultojnë nga kontrollet e ushtruara mbi veprimtarinë dhe zbatimin e ligjit”.
Shkrimi u publikua sot (14.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com