Ilegalët serbë: Zgjedhje në Zubin Potok dhe Zvecan

Ilegalët serbë: Zgjedhje në Zubin Potok dhe Zvecan
KOSOVE-Pavarësisht qendrimit kundër të ndërkombëtarëve dhe autoriteteve në Beograd krerët ilegalë të komunave me shumicë serbe të Zubin Potokut dhe Zvecanit në veri të Kosovës janë të vendosur të zhvillojnë në këto komuna zgjedhjet lokale serbe në 6 Maj.
Sllavisha Ristic dhe Dragisha Millovic janë shprehur për mediat serbe se janë një numër I madh qytetarësh serbë të interesuar për të votuar. Ata thonë së kanë dorëzuar listat zgjedhore dhe se qytetarët janë të vendosur të ushtrojnë të drejtën demokratike për të zgjedhur me votë të lirë.
“Kryetarja e Kuvendit serb Sllavica Gjukiq-Dejanovic ka shpallur zgjedhjet në tërë territorin e Republikës serbe, ndërsa përgjigja negative e UNMIK-ut për organizimin e tyre në Kosovë ishte e pritshme” është shprehur Millovic
Ndërkohë Slavisha Ristic kreu illegal I komunës më shumicë serbe të Zubin Potokut deklaron se “institucionet më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë, mund të ruhen vetëm me anë të zgjedhjeve”.
Deklaratat e Ristic dhe Millovic kundërshtojnë qëndrimin më të fundit të Ministrit për Kosovën në qeverine serbe Ivanovic se zgjedhjet lokale serbe në Kosovë do të ishin në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së.
Autoritetet kosovare kanë deklaruar prerë se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë