Ilir Beqaj: 25% rritje page për
mjekët që punojnë në reanimacion

Ilir Beqaj: 25% rritje page për<br />mjekët që punojnë në reanimacion
Duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, spitali rajonal i Beratit do të ketë gati një sallë të re të reanimacionit.
 
Punimet janë drejt fundit ku ka përfunduar faza e rikonstruksionit, ndërsa pritet edhe instalimi i pajisjeve mjekësore.
 
Janë rreth 185 milionë lekë që janë investuar për ndërtimin edhe për pajisjet mjekësore.
 
Ky shërbim do të ketë 6 njësi dhe me mundësinë për të shkuar deri në 8, ndërsa do të jetë i kompletuar me të gjitha pajisjet e domosdoshme mjekësore.
 
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pa nga afër ecurinë e punimeve duke theksuar se pas vitit të ri, ky shërbim i ri modern dhe jetik për pacientët, do të jetë tërësisht funksional.
 
 Gjithashtu, Beqaj bëri të ditur se me politikën e re të pagave, duke nisur nga vitit i ardhshëm, mjekët dhe infermierët që punojnë në shërbimet e reanimacioneve në të gjithë vendin dhe në urgjencë, do të marrin edhe një shtesë vështirësie prej 25%.
 
Ka qenë një kërkesë, në fakt e kahershme e drejtuesve të spitalit të Beratit, që të kemi një përmirësim të shërbimit të Reanimacionit, dhe praktikisht, edhe siç mund të shihet, janë në fazën e fundit punimet, pritet dhe instalimi i pajisjeve, që besoj se pas vitit të ri, ky shërbim i ri modern do të jetë funksional”, u shpreh ministri Beqaj.
 
Sipas kreut të shëndetësisë, janë rreth 185 milionë lekë që janë investuar për ndërtimin edhe për pajisjet, teksa theksoi se, “do të kemi 6 njësi reanimacioni dhe me mundësinë për të shkuar deri në 8, me kushte normale me pajisje të domosdoshme mjekësore, pajisje të reja për funksionimin e reanimacionit në mënyrë që shërbimi që do të shtohet në spital, qoftë në Kirurgji apo në specialitete të tjera, të mund ti përgjigjemi siç duhet në reanimacion, qytetarët ti shërbejmë këtu në Berat, pa qenë nevoja që në mënyrë të tepërt të ngarkojmë edhe Tiranën”.
 
Ndërkohë, i vetëdijshëm për mundësitë ende të kufizuara të burimeve njerëzore për një shërbim jetik dhe kaq të domosdoshëm për shërbimit spitalor në rang vendi, kreu i shëndetësisë u shpreh se, “është dhe momenti për të ndarë me të gjithë ata që shërbejnë në reanimacion në të gjithë Shqipërinë edhe mesazhin që me politikat e reja të pagave të vitit të ardhshëm përveç rritjes 10% për këdo që punon në shëndetësi, përveç dyfishimit të shërbimit të rojes, personeli mjekësor, pra mjekët dhe infermierët që punojnë në reanimacione dhe në urgjenca, do të marrin dhe një shtesë vështirësie prej 25%”.
 
Në mjediset e shërbimit të reanimacionit të ri pranë spitalit rajonal të Beratit do të jenë në shërbim të pacientëve, nëntë infermierë, një kryeinfermier, si dhe tre mjekë.

[gallery]20143[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit