Ilir Beqaj: Check Up është përfitim
shoqëror dhe ekonomik për të gjithë

Ilir Beqaj: Check Up është përfitim<br />shoqëror dhe ekonomik për të gjithë
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e ka cilësuar si të suksesshme dhe me përfitim për qytetarin ‘check-up-in’, një shërbim shëndetësor që po iu ofrohet qytetarëve shqiptarë prej disa muajsh falas.

Në një reagim ndaj akuzave të ngritura nga kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes rrjetit social ‘facebook’, Beqaj tha se taksapaguesve shqiptarë ky shërbim do tu kushtojë vetëm 1,2% të të gjitha shpenzimeve që kryhen në një vit nga buxheti i planifikuar për shëndetësinë.

“Luli thotë që “Check-Up” i kushton shqiptarëve 1/5 e buxhetit vjetor të shëndetësisë. Nuk mund të ketë gënjeshtër më të madhe se kaq! E gjithë kjo përpjekje me një përfitim të dukshëm shoqëror dhe ekonomik, pas një studimi të hollësishëm të specialistëve, do t’iu kushtojë taksapaguesve vetëm 1,2% të të gjitha shpenzimeve që kryhen në një vit”, shkruan Beqaj në ‘facebook’.

Më herët, Basha gjatë Forumit të Tiranës për Liri Ekonomike deklaroi se 1/5 e buxhetit të shëndetësisë i është dhënë importuesit të parë apo të dytë më të madh të duhanit me një tender korruptiv për të bërë check-up-in, kontrollin profilaktik shëndetësor të popullsisë mbi 40-vjeç.ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë