TIRANE- Debatin e këtyre ditëve mes shefave të shërbimeve në QSUT dhe drejtuesve të spitaleve private sa i përket rasteve të rënda që përcillen nga spitalet private drejt QSUT, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e ka cilësuar si një konflikt artificial. Deklarata e tij është bërë gjatë një konference në një prej spitaleve private në kryeqytet, ndërkohë që kreu i shëndetësisë kërkoi nga komuniteti e mjekëve dhe punonjësve të shëndetit në vend, qoftë të sektorit publik apo qoftë edhe të atij jo-publik, më shumë komunikim, më shumë transparencë dhe reduktim në maksimum të shfaqjeve të konfliktit të interesit në shëndetësi.
“Duket që ka një kontradiktë që po zhvillohet në vend. Për mua vetë është më shumë artificiale. Sepse praktikisht, baza e trupës mjekësore, mbetet praktikisht po ajo. Që është më shumë detyrë e imja, e kolegëve të mi, e bashkëpunëtorëve të mi, ta lehtësojmë këtë shqetësim, që nuk është, për mendimin tim, plotësisht i drejtë. Na duhet që bashkërisht, të angazhohemi sidomos për një gjëra: transparencë, dhe sa më shumë të jetë e mundur, shmangie, ose reduktim maksimal, i konfliktit të interesit” tha Beqaj.
Sipas tij, duhet të ketë një sistem komunikimi më të drejtpërdrejtë. qoftë për sistemin publik, qoftë për sistemin jo-publik. Më pas kreu i shëndetësisë ka zhvilluar një vizitë në spitalin e Fierit, për t’u njohur nga afër me situatën aktuale në të, por edhe me vështirësitë me të cilat ndeshen përditë mjekët dhe pacientët që marrin shërbim shëndetësor në të. Beqaj ka premtuar se brenda këtij viti do të përfundojë studimi dhe projekti për të ngritur një Spital Rajonal në këtë qytet.
Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com