TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka gati të gjithë masat që do të marrë në terren për të bërë të mundur uljen e çmimit të barnave, por edhe abuzimeve që janë kryer deri më tani me recetat e pacientëve. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vetëm një ditë pas publikimit të raportit të Bankës Botërore mbi problemet në tregun farmaceutik në vend, tregon se çmimi i ilaçeve mund të ulet deri në 20% të vlerës aktuale, nëse importuesit do të reflektojnë uljet që ju bëhen në tregun ndërkombëtar.