Ilir Beqaj: Spitalet private
auditim dhe më pas akreditim

Ilir Beqaj: Spitalet private<br />auditim dhe më pas akreditim
TIRANE- Të gjitha spitalet private në vend do ti nënshtrohen kontrolleve të auditit të Ministrisë së Shëndetësisë për të parë cilësinë e tyre, si dhe për të shkuar deri tek kartelat e pacientëve në mënyrë që të shihet gama e ekzaminimeve që kërkohen. Kjo është edhe si pikë e fortë e këtij kontrolli pas ankesave të qytetarëve të cilët thonë se kryejnë shumë ekzaminime të cilat rrisin në fund faturën. Pas këtyre kontrolleve, do të vendoset se kush nga spitalet private do të akreditohet. Kështu është shprehur kreu i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndërsa ka vlerësuar rolin e këtyre institucioneve sa i përket zhvillimit të shëndetësisë.

"Sigurisht që është detyrë e Ministrisë t'i miratojë këto standarde në bashkëpunim me profesionistët. Ndoshta ka shpeshherë mbingarkesë ose dhënie me tepri ekzaminimesh. Por ky shqetësim është edhe në Tiranë, por edhe nëpër rrethe. Tek shëndetësia jopublike do të fillojmë të bëjmë audite të rregullta për të parë gjithçka që është në një kartelë, gjithçka që është kërkuar të bëhet në ekzaminim, ka qenë në protokoll, ka qenë e nevojshme dhe aty është edhe gjurma e përgjigjes për të parë nëse ishte efektive ose jo", tha Beqaj. Pak ditë më parë shefat e QSUT-së ngritën shqetësimin e largimit të mjekëve të kësaj qendre në drejtim të spitaleve jo publike gjatë orarit zyrtar.

Për këtë, ministri i Shëndetësisë i kërkon shefave të shërbimeve të marrin përgjegjësitë e tyre, ndërkohë që nga spitalet private do të kërkojë që për shërbime që do të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, të kenë mjekë me kohë të plotë. "Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë që këtë vit për të vendosur marrëdhënie më të drejtpërdrejta, por edhe më transparente me institucionet jopublike është momenti kur t'i ftojmë që paketat e shërbimeve që do të miratohen brenda tre-katër javësh në Fond të jenë të detyruar t'i zbatojnë dhe do t'i kërkojmë me rigorozitet, që ato institucione spitalore që përfitojnë edhe nga Fondi do të duhen ta bëjnë këtë me mjek personel, full-time.

Të mos ketë më njerëz që të punojnë në dy-tre vende. Nuk dua të cënoj të ardhurat e tyre, por mbingarkesa brenda ditës është edhe në kurriz të cilësisë", thotë Beqaj. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se nuk do të pengojë mjekët që pas orarit zyrtar të punojnë në klinikat e tyre private, por nuk do të lejoje që ata të zhvendosin pacientë nga spitalet shtetërore në klinikat e tyre, duke theksuar se duhet të reduktohet konflikti i interesit.

Shkrimi u publikua sot (23.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj