Ilir Beqaj: Spitali Rajonal i Tiranës
nis nga mesi i këtij viti

Ilir Beqaj: Spitali Rajonal i Tiranës<br />nis nga mesi i këtij viti
TIRANË- Spitali Rajonal i Tiranës, një projekt prej 7 mln eurosh, i nisur vite më parë, do të bëhet realitet. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka deklaruar se ka nisur puna që në një pjesë e godinës së spitalit të mushkërive, të njohur ndryshe si Sanatoriumi, të vendoset shërbimi i kardiologjisë, reanimacioni, si dhe urgjenca. Deklaratat janë bërë gjatë vizitës që ministri Beqaj bëri në këtë spital ku u dhuruan 8 spirometra, aparaturë diagnostikuese e mushkërive. 

“Në mes të vitit do të mund të hapim këtu dhe shërbimin e koronarografisë, por do të duhet të vëmë në punë në radhë të parë reanimacionin. Të garantojmë me materiale mjekësore të nevojshme për këto ekzaminime, sigurisht që është e nevojshme një pjesë e angazhimit për ta shndërruar këtë spital në një spital rajonal që të mund të marrë përsipër një pjesë të urgjencës. Por edhe kjo do të duhet jo vetëm përpjekja jonë, ardhja këtu për urgjencë nuk është aq e lehtë sipas rrugës dhe trafikut që është”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. 

Deklarata është bërë gjatë një vizite që ministri Beqaj bëri në këtë spital, ku u dhuruan 8 spirometra, një aparaturë diagnostikuese e sëmundjeve të mushkërive. Sipas ekspertëve falë kësaj aparature do të kapen në kohë dëmtimet patologjike, që mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin e të sëmurëve. 

Ekspertët thonë se falë kësaj aparature, pacientët do të kenë mundësi që jo vetëm të mos udhëtojnë më nga çdo cep i Shqipërisë, pasi në të gjithë vendin do të shpërndahen 60 aparatura të tilla, por madje ajo do të jetë e disponueshme edhe brenda në dhomat e shtrimit të të sëmurëve duke diagnostikuar në kohë sëmundjet e duhanit dhe astmën bronkiale.
 
 Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti