Shqipëria ja doli të zbatojë me sukses ligjin antiduhan. Me këtë motivacion Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi me çmimin botëror “Jo duhanit” ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Çmimi u dorëzua nga drejtorja e Drejtorisë Rajonale të OBSH-së, Zsuzsanna Jakab, e cila në fjalën e saj vlerësoi Beqajn në misionin për të luftuar epideminë e duhanit dhe për vendosjen në radhë të parë shëndetin njerëzor.
Jakab tha se ligji për kontrollin e duhanit është vendosur që prej vitit 2006 por udhëheqës të ndryshëm politik nuk i kanë dhënë jetë zbatimit të këtij ligji. Ajo vlerësoi punën e ministrit Beqaj për respektimin dhe zbatimin e ligjit për të luftuar duhanpirjen.
“Shqipëria e ratifikoi Konventën Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit në vitin 2006. Në të njëjtin vit, u miratua edhe një ligj i ri për kontrollin e duhanit, por zbatimi i tij mbeti i dobët për shkak të mungesës së vullnetit të fortë politik dhe udhëheqjes. Që kur mori detyrën e ministrit të Shëndetësisë në shtator 2013, zoti Beqaj ka demonstruar aftësi drejtuese dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për fuqizimin dhe zbatimin e KKKD-së së OBSH-së përmes veprimeve që variojnë që nga miratimi i akteve legjislative e deri tek ndërtimi i marrëdhënieve të partneritetit me popullin e Shqipërisë, për të marrë mbështetjen e tyre të plotë” – përfundoi Zsuzsanna Jakab.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) jep çdo vit çmimin e Ditës Botërore Pa Duhan për individë dhe organizata të përzgjedhura me kujdes në shenjë vlerësimi për arritjet e tyre për kontrollin e duhanit dhe zbatimin e Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit. Ky çmim vlerëson arritjet ndërkombëtare në luftën kundër epidemisë globale duhanit.
Ceremonia e dorëzimit të çmimit u organizua gjatë mbledhjes plenare të OBSH-së për Evropën që po zhvillohet në datat14-17 në Vilnius, Lituani.
Këtë vit u dhanë gjashtë çmime të “Ditës Botërore Pa Duhan” në Rajonin Evropian të OBSH-së dhe një prej përfituesve të këtyre çmimeve ishte ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com