Ilir Butka emërohet drejtor i Qendrës
Kombëtare të Kinematografisë

Ilir Butka emërohet drejtor i Qendrës<br />Kombëtare të Kinematografisë
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka emëruar dje Ilir Butkën kryetar të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në vend të Artan Minarollit. Vendimi u shpall dje në Fletoren Zyrtare, ku theksohet se emërimi është bërë në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.8096. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Me propozimin e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, emrat që janë dërguar në kryeministri për këtë post janë producenti dhe kineasti Ilir Butka dhe regjisori i ri Joni Shanaj.

Ndërkohë qëndrimi i Artan Minarollit në krye të QKK-së në një kohë kur i kishte mbaruar afati ligjor prej 4 vitesh ishte në kundërshtim me ligjin dhe duhej të emërohej kryetari i ri. Por kjo gjë nuk u bë e mundur prej disa muajsh dhe vetëm dje kryeministri Edi Rama ka vënë vulën përfundimtare për drejtuesin e ri të QKK-së, që të jetë Ilir Butka.

Producenti Ilir Butka ka vite që merret me prodhimin e filmit në vendin tonë, ndërsa ka qenë dhe një nga emrat që ka sjell gjithmonë ide mbi mënyrën sesi duhej të funksionojë kinematografia në vendin tonë. Qendra Kombëtare e Kinematografisë edhe pse është Ministria e Kulturës që bën propozimin se kush duhet të jetë kryetar i saj, ka një buxhet që miratohet nga qeveria shqiptare, dhe nuk kalon nëpërmjet Ministrisë së Kulturës. Këtë vit Buxheti i qeverisë i akorduar për QKK-në është 700 milionë lekë.
 
Shkrimi u publikua sot (9.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta