Ilir Demalia: Agron Shehaj në "botën e çudirave"

Ilir Demalia: Agron Shehaj në

Shehaj në Mar-a-Lago, flet nga vila e Trump: Mbështetje për Shqipërinë dhe drejtësinë!

A mund të ekzistojë një lajm më absurd se ky, si dhe vetë Agron Shehaj, i cili mendon se, duke bërë një fotografi para Mar-a-Lago, Trump – që as nuk e di se ekziston një Agron Shehaj në këtë botë – ky njeri deluzional mund ta paraqesë këtë si mbështetje nga administrata Trump?

Sipas burimeve të brendshme në Mar-a-Lago, presidenti Trump “ka një njohje konfidenciale me Agron Gjekmarkajn dhe ka qenë në pritje të tij,” por jo të Agron Shehajt.

Është e rëndësishme të theksohet se Mar-a-Lago është një kompleks hoteleli dhe fushë golfi. Nëse ke lidhje me një anëtar të Mar-a-Lago Club, mund të hysh brenda duke paguar një tarifë.

Të paraqesësh një foto në Mar-a-Lago si mbështetje nga presidenti Trump dhe administrata e tij është dëshmi e një mentaliteti provincial të rënduar dhe një mungese të theksuar serioziteti.

Në këto 35 vite kemi parë shumë politikanë shqiptarë që përpiqen të shesin fotografi të tilla, siç bën edhe Shehaj.

Këto veprime janë qesharake dhe të neveritshme. Kjo është një shfaqje e pastër provincializmi dhe një tregues i qartë i një shoqërie parapolitike që endet në deluzione dhe imitim.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

TKZ mesazh Dukës nga Londra: Futbolli s'është biznes, s'na largon dot

TKZ mesazh Dukës nga Londra: Futbolli s'është biznes, s'na largon dot