Ilir Ikonomi: 1920, kur paria e Tiranës i kërkonte amerikanëve të merrnin 'në dorë' Shqipërinë/FOTO
Një delegacion i parisë së Tiranës takohet me dy oficerë të Kryqit të Kuq amerikan për t’u kërkuar ndihmë politike, 9 janar 1920. Kërkesa e tyre? Që mandati për mbikqyrjen e Shqipërisë t’i jepej Amerikës.
Një delegacion i parisë së Tiranës
Një delegacion i parisë së Tiranës takohet me dy oficerë të Kryqit të Kuq amerikan për t’u kërkuar ndihmë politike, 9 janar 1920.
Kërkesa e tyre? Që mandati për mbikqyrjen e Shqipërisë t’i jepej Amerikës.
Meqenëse Kryqi i Kuq amerikan kishte fituar emër dhe besim në Shqipërinë e asaj kohe, paria e pa të arsyeshme që kërkesa t’i drejtohej kësaj organizate humanitare.
Nuk ishte e para herë që Kryqi i Kuq merrte një kërkesë të tillë.
Në atë kohë, në Konferencën e Paqes në Paris diskutohej mes të tjerash edhe për fatin e Shqipërisë së dobët. Ishte një lojë për territore që luhej nga Italia, Jugosllavia dhe Greqia. Italia kërkonte mandatin e plotë mbi Shqipërinë, ndërsa një ide tjetër ishte copëtimi i vendit mes fqinjëve.
Fatmirësisht, fqinjët nuk ranë dakord mes tyre dhe presidenti amerikan Uillson, tashmë i sëmurë në Uashington, e dënoi në kohë lojën.
Shqipëria shpëtoi për fije.
Gjithsesi, për shumë arsye, qoftë edhe thjesht financiare, nuk bëhej fjalë që Amerika të merrte mandatin mbi Shqipërinë, por kjo dëshirë utopike ishte e përhapur mes disa shqiptarëve në atë kohë. Në favor të saj lobonte edhe misionari Charles Telford Erickson, një amerikan i dashuruar pas Shqipërisë.
Delegacioni në foto përbëhet nga kryetari i bashkisë (i cili nuk duket se ka mbjellë ndonjë pemë), kreu i policisë, hoxha, prifti, një ofiqar që kujdesej për ndihmën ndaj të varfërve dhe një tjetër.
Kryqi i Kuq amerikan shkoi në Shqipëri pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore dhe shërbeu atje dy vjet. Kur iku, i la pajisjet në Shqipëri.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Izrael - Hamas/ Mediat arabe shpërdajnë video, ushtarët izraelite lidh palestinezin e plagosur në kofanon e makinës! Sulmohet selia e Kryqit të Kuq 25 të vdekur
22 Qershor, 19:41
-
Risia/ Autoambulancë lëvizëse për të tërhequr dhurues gjaku
14 Qershor, 17:06
-
Kryqi i Kuq, mbrëmje bamirësie për fëmijët që nuk dëgjojnë dhe shikojnë! Vullnetarja: Bamirësia është vlera më e mirë
7 Dhjetor 2023, 19:50
-
Jetëshpëtuesit në aksidente, Dita Botërore e Ndihmës së Parë! 18-vjeçari: Pas një aksidenti mësova të jap ndihmën e parë
9 Shtator 2023, 19:16
-
Shpenzohen 26 mln dollarë në ditë! Forumi Ballkanik i Çarmatimit Nuklear, aktivitet sensibilizues me personalitete në Bunk'Art 1: Ftesë Shqipërisë për Traktatin e Ndalimit të Armëve!
25 Gusht 2023, 16:43
-
Sensibilizim për fëmijët talasemikë, stafi i Report TV dhuron gjak! Banka nuk mbulon nevojat
17 Gusht 2023, 18:10
-
Kryqi i Kuq trefishon kërkesën për ndihmë për të prekurit e tërmetit në Turqi e Siri, kërkon 700 milionë dollarë
16 Shkurt 2023, 17:04
-
Zelensky e ka akuzuar Kryqin e Kuq që nuk ka ndihmuar të burgosurit e luftës, Drejtuesja: Të na sigurohen autokolonat
14 Dhjetor 2022, 19:21
-
Kryqi i Kuq viziton të burgosurit e mbajtur nga Rusia dhe Ukraina
8 Dhjetor 2022, 11:41
-
Spitalet vuajnë mungesën e gjakut! Kryqi i Kuq: Nevojat janë të mëdha, vetëm 25% dhurues të sensibilizuar! I bashkohet nismës sopranoja Inva Mula
5 Dhjetor 2022, 16:55
-
OKB dhe Kryqi i Kuq thirrje qeverive në të gjithë botë: Priten valë ekstreme të të nxehtit në të ardhmen, duhet të veprohet
10 Tetor 2022, 16:03
-
Nisma vjetore e kryeministrisë / Rama dhuron gjak: Qytetarët të informohen, të japësh gjak është mirë edhe për dhuruesin
27 Qershor 2022, 12:25