Ilir Kerni: Gjithë suksesin
ia dedikoj Mjeshtrit Alija

Ilir Kerni: Gjithë suksesin <br />ia dedikoj Mjeshtrit Alija
"E gjithë jeta ime është një kujtim për mjeshtrin Alija", ka thënë dje në homazhe balerini i njohur Ilir Kerni, i cili kishte ardhur nga Kroacia. "Lajmi për vdekjen e Agron Alisë më shokoi pa masë", tha ai në intervistën për Shqiptarja.com.

Ilir, keni ardhur posaçërisht për homazhet e Profesor Alisë?
-Erdha për t'i dhënë lamtumirën e fundit profesorit tim të dashur dhe të paharruar Agron Alisë. Atij unë i dedikohem totalisht për gjithë çka investuar tek unë. Ajo çfarë unë i dedikoj është pjesa ime. Por këtu shoh se kanë ardhur të gjithë kërcimtarët që kanë dalë nga dora e tij. Disa nga ata shkëlqejnë edhe nëpër botë. Jam i sigurt që Agron Alija është një nga personalitetet më të shquara të këtij kombi. Ai do të udhëtoj në mendjen time gjatë gjithë karrierës dhe eksperiencave skenike. Jam ende i tronditur dhe më dhemb shpirti që ai nuk jeton më.

Si e përjetuat lajmin për vdekjen e tij?
-Ishte një shok, një shok i vërtetë. Por ja që ai u shua dhe nuk do të ma merrte mendja se do të ikte kështu, kaq tragjikisht,kaq aksidentalisht.

Kur dëgjuat për aksidentin, patët shpresa se do të shpëtonte?
-Po. Nuk mendoja kurrë se mund të dorëzohej kaq shpejt, sepse e dija se ka qenë shumë i fuqishëm si fizik dhe ja që këto gjëra ndodhin.

Një kujtim që e sillni të parin ndërmend, cili është?
-E gjithë jeta ime është kujtim për mjeshtrin e madh Alija. E gjithë karriera ime në skenë, jeta dhe sukseset janë të lidhura me të dhe me emrin e tij. S'më kujtohet nëse kam qenë 20 apo 21 vjeç kur më besoi rolet e para, por më kujtohet dhe e di mjaft mirë se ai më dha besimin dhe frymëzimin për të qenë ai që jam sot.

Po të mos ishte ai?
-Absolutisht ia dedikoj atij gjithë frymëzimin, suksesin, mësimet, angazhimin tim më skenë. Unë ia mora mësimet atij dhe ai jeton me mua. Fjalët dhe mësimet e tij i marr me vete kudo.

(dhh/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza