Ilir Meta dekoroi pronarin e godinës së LSI-së, misteri i selisë dhe akuzat se Presidenti është pronari real i pasurisë

Ilir Meta dekoroi pronarin e godinës së LSI-së, misteri i selisë dhe akuzat se Presidenti është pronari real i pasurisë

Muharrem Berisha dhe Ilir Meta

Krahas dekorimit të restoranteve të mishit, babait të Andi Bushatit që revoltoi ish të përndjekurit,  ambasadores greke, klubeve të futbollit, radiove, shoqatave etj., Presidenti Ilir Meta, në 30 janar të vitit 2021, ka dekoruar me titullin “Mjeshtër Madh” edhe pronarin e pretenduar të selisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Muharrem Berisha, ish peshëngritës. “Muharrem Berisha, padyshim ka qenë një nga peshëngritësit më të talentuar, që ka njohur vendi. Kampion, me rreth 100 rekorde me ekipin e ‘Dinamo’-s dhe Ekipin Kombëtar, i spikatur me kontributin e dhënë edhe si drejtues në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes”, deklaroi Meta në ceremoninë e dekorimit.

Muharrem Berisha ishte objekt i përplasjeve të forta politike mes PS-së dhe LSI-së në vjeshtën e vitit 2010. Përfaqësues të Partisë Socialiste akuzonin Ilir Metën se ishte pronar i kamufluar i godinës së LSI-së në ish-Bllok, pasuri të cilën nuk e justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash. “Qoftë vila në Gjirin e Lalzit, qoftë apartamenti luksoz në qendër të Tiranës, i shtohen selisë së LSI, si prona për të cilat Ilir Meta duhet të japë llogari”, deklaronte Taulant Balla në nëntor të vitit 2010.

Në emër të Metës, dha shpjegime Luan Rama, i cili përmendi për herë të parë emrin e Muharrem Berishës si pronari i godinës së LSI-së, të cilën ia kishte dhënë me qira LSI-së. “LSI me qytetarin Muharrem Berisha qe është një veprimtar i LSI-se ka marrëdhënie kontraktuale bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe e gjithë kjo marrëdhënie është në sytë e publikut, në sytë e institucioneve...”.

Teksa PS-ja vijonte akuzat në adresë të Metës, erdhi në atë kohë edhe një reagim nga vetë Muharrem Berisha, i cili tha se “Ndërtesa e selisë së LSI është prona ime, të cilën e kam blerë që në vitin 2006 me një kredi me afat shlyerje prej 20 vjetësh dhe duke qenë një nga themeluesit e LSI e kam venë në dispozicion të saj, kundrejt qirasë për kryerjen e aktivitetit te saj politik”. Megjithatë, përfaqësues të PS-së kishin dyshime se Berisha mund të ishte thjeshtë një maskë e Metës për të kamufluar pasurinë.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Meta e kandidoi Muharrem Berishën për deputet në Tiranë, tregues i vijimit të raportit mes tyre. Sot mbetet ende mister raporti real i Ilir Metës më godinën e LSI-së. Ka dyshime se kush është pronari real, Muharrem Berisha apo Ilir Meta.

Muharrem Berisha ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Berisha dha dorëheqjen në janar 2015 pas skandalit të dopingut që përfshiu peshëngritjen shqiptare pas Botërorit të Kazakistanit. Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitivë në testin A të antidopingut, të tre ndaj substancës stanozolol.

Mbi 700 dekorata

Nga data 12 prill 2018 deri në fund të vitit 2021, Presidenti Ilir Meta ka dhënë mbi 700 dekorata dhe tituj me dekrete të posaçme, kryesisht personazheve, disa nga të cilët janë edhe njerëz pranë LSI-së apo personazhe që kanë sulmuar qeverinë. Me të dekoruarave nga Meta është edhe ish ambasadorja greke Eleni Sourani ka mohuar në vijimësi dhe publikisht ekzistencën e Çështjes Çame dhe masakrën e shqiptarëve të Çamërisë. Ndërkaq, nga verifikimet rezulton se Presidenti Bujar Nishani, nga data 2 dhjetor 2013 deri në 12 qershor 2017, ka dhënë vetëm 170 dekorata.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skraparli nga Ana e djathte: 11/02/2022 18:56

    Tani te ka mbete per tdekurue moniken e salen , megjithat po e dokorove salen athere te them qe je presidenti I SHQIPTARIT

    Përgjigju
  • Rrem trendafili: 11/02/2022 18:44

    Nuk ka idiot pa dekoruar, Sic duket shoket e vet ne fund te fundit Me te njejtin nivel dhe intelekt, Hajduta fondesh e hajduta tenderash, Dhe disa pseudo artiste te famshem si ylli baka Te gjithe me dekorate.. Bravo o turpi shqiperise, je shembulli konkret i injorances dhe pa aftesise! Thjeshte te ra ne dore dhe vodhe cmunde, Nderkohe qe ste kane le gje pa bo Po karakteri dhe morali zero ska problem, Rendsi ka qe ke lek, tjerat rregullohen .. Sinqerisht me drejtues te tille na vjen shume turp Qe jemi shqiptar, duke pase parasysh historine tone Te famshme me heronje e rilindat me intelekt E te shkolluar jashte qe ne kohen e luftes. Ptuuuuu.. fare e keqe.

    Përgjigju
  • Baba tomori +mali me gropa: 11/02/2022 17:20

    Kush su be mjeshter i madh . Tedi nenshkruaj:neser do vemi ne lalez te kerkojme mjeshter te shqiperise e ketij populii te mrekullueshm qe 30 e rrejta e e mbola mire e mire

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 11/02/2022 16:35

    Te gjitha dekoratat qe ka dhen ilir meta do shfuqizohen pasi te shkarkohet nga presidenca..dhe nuk kan asnj vler per ata qe i moren ..

    Përgjigju
  • Emi thesaloniqis: 11/02/2022 16:04

    Boobo sa “ mjeshtra “ paske pase albanistoni i shkret skan mbet as 2 milion popull . E beri pershesh ky hajduti yne ilir kokpatatja

    Përgjigju
  • Me ka ngel qejfi..: 11/02/2022 16:00

    .. Se ti o Met legeni nuk i ke dhene nje dekorate ketij temit…

    Përgjigju
  • Albania: 11/02/2022 15:58

    Mafia e familjes meta shiti droge,pasaporta,nenshtetesi,dekorata etj etj. Ftoheni te dorezoni fakte te gjithe qytetaret( edhe katunaret)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja