TIRANE- Do hyjë apo jo në garën presidenciale kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim? Ilir Meta vetë deklaroi sot se kishte 30 vjet kohë për ta menduar një kandidim të tillë. Megjithatë senatori italian Alberto Filipi, teksa i komunikonte gazetarëve mbresat pas takimit, iu drejtua Ilir Metës me termin “Presidente”. Nga ana e tij Meta, pas përfundimit të fjalës së rastit, shpejtoi për të sqaruar gazetarët për termin e përdorur. “Në italisht, kryetarit i thonë president”. Një sqarim i tillë u shoqërua me hilaritet nga të gjithë. Kreu i LSI-se deklaroi gjithashtu se do të pranonte një ftesë darke nga kreu i PS-se Edi Rama.
PER PRESIDENTIN KAM KOHE Meta vuri theksin tek rëndësia e një procesi konsensual për zgjedhjen e presidentit i cili nuk mund të zhvillohet nëse nuk realizohet reforma parlamentare, zgjedhore dhe heqja së imunitetit. Ai nënvizoi ndërtimin e një procesi bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës edhe pas zgjedhjes së Presidentit apo Presidentes së re të vendit.
“ Dua të theksoj rëndësinë e këtij momenti të rëndësishëm politik. Është emergjente bashkimi i votave për ti dhënë fund reformës zgjedhore, parlamentare dhe zgjidhjes së cështjes së imunitetit. Sa i takon presidentit është e rëndësishme të theksoj rëndësinë që ka procesi jo për plotësimin e një vendi që lirohet në kohën e duhur por në kuptimin e funksionimit të duhur të një institucioni tepër të rëndësishëm dhe për vijimin konsensual të reformave. Kështu duhet parë i gjithë procesi”- tha Meta.
Meta u përgjigj dhe në lidhje dhe deklaratat e djeshme të Luan Ramës për faktin se edhe Meta mund të jetë një kandidat për President. “Mirëkuptoj propozimin e Luan Ramës dhe e ftoj publikisht të kandidonte për kryetar të LSI-së.Kandidimi im është ai për kryetar të LSI. Ndërsa për një kandidim për president, kemi 30 vjet përpara për ta çmuar së bashku kur do të ishte moment i përshtatshëm për të kontribuar"- tha Meta.
Ai nënvizoi se “Çështja e zgjidhjes së presidentit duhet parë si proces politik dhe do të ishte dritëshkurtësi të shihet si proces ekonomik dhe se zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme. Nëse reforma realizohet përsëri do të duhet kohë që të implementohen ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor.”
DO PRANOJA FTESEN E RAMES I pyetur nga gazetarët në lidhje me darkën me Edi Ramën në shtëpinë e tij në Gjirin e Lalëzit, Meta dha disa detaje të darkës duke shtuar se do të pranonte ftesën e kreut socialist për një darkë tjetër. “Kam dëgjuar fantazi të ndryshme, është hedhur dyshim se kjo darkë është ngrënë natën, por darka hahet natën. E sigurtë që produkte deti ishin, normale, darka ishte buzë detit. Absolutisht do të pranoj nëse do kisha ftesë për darkë në shtëpinë e Ramës. Edhe kur nuk isha i ftuar në dasëm i çova buçetën më të bukur”
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.3%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36
-
“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh
26 Nëntor, 14:29
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
KUJDES PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08
-
Detaji/ Grupi i Suel Çelës akuzohet se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj ‘Vis Korçarit’ në Elbasan më 2020! Dy vite më parë u kap Qosja
26 Nëntor, 14:03
-
Siguria në shkolla/ Rama: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses! Konsultime për mbylljen e TikTok
26 Nëntor, 13:58
-
Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve i paqartë, grupet gënjejnë
26 Nëntor, 13:52
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48
-
“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit
26 Nëntor, 13:39
-
E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë
26 Nëntor, 13:39
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39