Prej orës 07:00 Ilir Meta ka lënë qelinë e paraburgimit dhe po shoqërohet drejt Çepanit të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait Rexhep Meta i cili ndërroi jetë të hënën në moshën 83 vjeçare.
Kryetari i Partisë së Lirisë po shoqërohet nga Policia e Burgjeve nën masa të posaçme sigurie. Një ditë më parë, kur u dha edhe lajmi i ndarjes nga jeta të Rexhep Metajt, SPAK i dha leje për të marrë pjesë në varrim.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Meta bëri me dije se ishte amaneti i të atit që të varrosej në vendlindje.
Varrimi do të mbahet në orën 12:00, leja parashikon që ish-presidenti mund të qëndrojë edhe në drekën që shtrohet pas ceremonisë mortore.
Po ashtu sipas burimeve, Meta do të kthehet pasdite në qeli për të dalë sërish mëngjesin e nesërm ku i është dhënë leje nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës me miratim të prokurorëve të SPAK të marrë pjesë edhe në pritjet për ngushëllim që familja organizon në Tiranë.
Komente







