Humbja e njerëzve të dashur peshon rëndë mbi çdo njeri. Por kur përjetohet pas hekurave dhimbja merr përmasa edhe më të mëdha.
19 muaj në qeli, nga momenti kur u arrestua më 21 tetor të vitit 2024, ish-presidenti Ilir Meta, la ambientet e paraburgimit të 313-ës herët në mëngjes, dhe mori rrugën e largët drejt Çepanit.
Në fshatin e tij të lindjes, 171 kilometra larg Tiranës në një rrugë të vështirë për t’u kaluar, iu desh t’i japë lamtumirën e fundit, babait të tij, Rexhep Meta. Ai u nda nga jeta në moshën 83-vjeçari dhe u preh në vendlindje, në Çepan të Skraparit.
Kreu i Partisë së Lirisë mori leje të posaçme nga Drejtoria e Burgjeve sipas procedurave ligjore, për të mbërritur ceremoninë e varrimit në orën 12.00, duke kryer detyrimin moral e shpirtëror ndaj prindit. Ilir Meta u shoqërua nga forcat e sigurisë së Burgjeve për të qenë pranë familjes dhe nënës së tij, në momentin e lamtumirës së fundit. Ashtu siç tradita e ndarjes e kërkon, ish-presidenti mori pjesë edhe në drekën shtruar pas ceremonisë mortore.
Në ceremoni, mori pjesë edhe ish-bashkëshortja e tij e bashkëpandehur në SPAK, Monika Kryemadhi, e cila u pa më e distancuar. Mes lotësh fëmijët e ish-çiftit të bashkëshortëve i dhanë lamtumirën gjyshit.
Pranë në këtë moment të vështirë, ish-presidentit, iu gjendën edhe kolegë deputetë nga partia e tij, nga grupi parlamentar i PD-së dhe socialisti Admir Kadeli.
Pasditja e gjen kreun e Partisë së Lirisë sërish në qeli, mëngjesin e së mërkurës, me miratim të prokurorëve të SPAK, Meta do të jetë në pritjen për ngushëllime që familja organizon në Tiranë, nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës në ambiente te hotel “Rogner”.

Të pranishëm në varrimin e babait të ish-presidentit Meta janë edhe disa deputetë të opozitës, ndërsa vihet re prania e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianjit.
.jpeg)
Komente









vajti ne vrimen nga ka dale. ishalla hyn brenda gjekundi aty dhe nuk e shohim me kete shkaravine, qe i ka bere aq shume deme shqiperise.
PërgjigjuÇfar eshte ky figure shteterore apo artist ?? Jeni bere me keq se portalet ! Pse nuk thoni nje fjale per papastertine e qytetit qe tirana eshte bere kosh plerash ??Po mereni me nje njeri qe nuk ka kintribuar per shoqerine??
Përgjigju