Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi teksa po hynte në SPAK.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024 ndërsa i është dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, i cili do të përcillet për në banesën e fundit në Skrapar.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
'Me dhimbje të thellë' Ilir Meta njofton ndarjen nga jeta të të atit, tregon kur do të zhvillohet ceremonia

1780312410_ilirmeta.jpg

Ilir Meta ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se familja e tij po përjeton një dhimbje të madhe, ndërsa bën të ditur se ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet më 2 qershor, në orën 12:00, në vendlindjen e të atit, në Çepan të Skraparit.

“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës, Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta. Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit. Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t'ju a komunikojmë në vijim" shkruan Meta