Ilir Meta: Organet vendore të
angazhohen për strehimin e jetimëve

Ilir Meta: Organet vendore të<br />angazhohen për strehimin e jetimëve
Arsimi, punësimi dhe shërbimi shëndetësor, janë probleme komplekse që hasin fëmijët jetim në Shqipëri. Kështu u shpreh Kreu i Kuvendit Ilir Meta, në ditën kombëtare të Jetimëve. Ai shtoi se për zgjidhjen e këtyre sfidave duhet vullneti për bashkëpunim.
 
“Situata aktuale dëshmon se jetimët kanë ende mjaft probleme aktuale komplekse. Sfidat për arsimimin e tyre dhe mundësitë për punësim, kujdesi shëndetësor edhe në kushtet e mjaftueshme për të garantuar një strehë e deri tek mbrojtja nga çdo lloj diskriminimi”, tha Meta.
 
Meta u shpreh se politika e shtetit nuk duhet të konsiderohet si bamirësi, teksa ju bëri thirrje organeve të qeverisë vendore të ndihmojnë në strehimin dhe integrimin e jetimëve.
 
“Organet e qeverisë vendore të vazhdojnë të angazhohen edhe më shumë për t’i trajtuar me prioritet në politikat dhe vendimmarrjet e tyre për strehimin e banesat sociale. Shteti e ka prioritet përmirësimin e  jetës së çdo qytetari dhe çdo fëmije dhe në mënyrë të veçantë të atyre që jashtë vullnetit të tyre mund të gjenden të vetëm në jetë”, deklaroi Meta.
 
Meta shtoi se solidariteti njerëzor me fëmijët jetim janë shtylla të emancipimit dhe humanizmit. Në Shqipëri ndodhen aktualisht 29 mijë jetimë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv