Ilir Meta pret ambasadorin serb në Tiranë: PL mbështet dialogun mes Serbisë dhe Kosovës

Ilir Meta pret ambasadorin serb në Tiranë: PL mbështet dialogun mes Serbisë dhe Kosovës

Ilir Meta dhe ambasadori serb

Në një takim me ambasadorin e Serbisë në Shqipëri Slobodan Vukçeviç, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur edhe një herë angazhimin sipas tij e Partisë së Lirisë për marrëdhënie bashkëpunimi institucionale dhe konkrete me interes reciprok, midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Meta shkruan në Facebook se gjatë takimit i ka shprehur ambasadorit se Partia e Lirisë mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke midis dy shteteve.

“Prita sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçeviç. Theksova angazhimin e Partisë së Lirisë për marrëdhënie bashkëpunimi institucionale dhe konkrete me interes reciprok, midis Shqipërisë dhe Serbisë, si edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian. Partia e Lirisë mbështet në veçanti bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, duke e konsideruar si një bazë solide për një integrim të vërtetë të të gjashtë vendeve të rajonit, sipas modelit evropian, mes vetes dhe në BE.

Partia e Lirisë nënvizon nevojën për respektimin e të drejtave të plota të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë, dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që zhvillohet atje. Partia e Lirisë mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke midis dy shteteve. Partia e Lirisë është e bindur se e ardhmja e rajonit tonë është e sigurt dhe me prosperitet për të gjithë qytetarët tanë, vetëm si pjesë e Bashkimit Europian”, ka shkruan Meta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karpyzi i qepanit: 11/10/2022 13:36

    ky il metaj meta eshte nje hipokrit , nuk ke ka tshkosh o kokqyp , shqipetaret te njohin

    Përgjigju
  • Agush rusi: 10/10/2022 15:02

    Nuk ju hap barku per Kosoven ketij filorusi, mbase po ben tentativa te arratiset ne Rusi te vellai i madh putini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen