Ilir Meta si pengmarrës i opozitës dhe i demokratëve

Ilir Meta si pengmarrës i opozitës dhe i demokratëve

Ilir Meta

Ilir Meta shpalosi “Shtëpinë e Lirisë”. Një hap i llogaritur pikërisht teksa sheh rrëshkitjen e pakthim të Sali Berishës, sidomos pas “non-gratës” britanike.

Cinizmi i Metës u duk edhe më i madh kur aludoi për drejtësi, duke thënë se “nëse amerikanët kanë fakte, le ta ekstradojnë atje”.

Pra, qartësisht, Ilir Meta, me ndihmën e pakursyer të Sali Berishës, po nis rrugëtimin për ekzekutimin e partisë më të madhe të opozitës. Ndërrimi i emrit të LSI-së është ndarja me të shkuarën si parti e majtë dhe rrugëtimi për të rrëmbyer opozitën në emër të një lëvizjeje popullore apo, siç e quan ai shpesh, “me popullin e 2 marsit”.

Por të gjithë e dinë se më 2 mars sheshin ia mbushi PD-ja dhe demokratët. E padyshim që ai ndoshta që në atë kohë ka projektuar rrëmbimin e opozitës, duke e transportuar në atë që e bëri si provë të përbashkët me Sali Berishën më 7 korrikun e këtij viti.

Ilir Meta e konsideroi partinë e tij të re si “Shtëpia e Referendumit”. Gjithçka duket se kërkon të realizohet brenda kohës që po u jep Rama atij dhe Berishës, duke vonuar çdo vendim gjykate lidhur me të drejtën e përfaqësimit zyrtar të demokratëve.

Duke e futur opozitën në çarkun e nacionalizimit, sovranizmit, e duke përfshirë në mënyrë të rrezikshme edhe Kosovën, siç vetë Meta e përmendi disa here, kjo lëvizje është ndoshta fitili i një bombe politike që kërkon të fundosë një herë e mirë shtëpinë politike të qindra-mijëra demokratëve, të cilët nuk pajtohen me talljen që i bën Berisha me refuzimin e fuqisë reale që ka në politikë SHBA-ja dhe Britania.  

Shumë kanë paralajmëruar se “patriotizimi është streha e fundit e dallkaukëve”. Berisha dhe Meta po e hapin këtë derë.

Një derë që edhe Rama e ka kaluar së fundmi me këmbënguljen e tij për amnistinë fiskale, teksa deklaroi se nuk i intereson asnjë mendim i SHBA-së dhe BE-së. Fundja, e ka këtë privilegj ta thotë, kur sheh se kundërshtarët e tij politik e konsiderojnë një hiç SHBA-në kur ajo i akuzon për minim të demokracisë dhe korrupsion domethënës.

E pastaj ka nga ata që nuk duan të kuptojnë se përse Rama lutet çdo natë që Berisha e Meta të mbajnë sa më gjatë opozitën peng...

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja