Ilir Meta ka folur me tone të ashpra për Lindita Nikollën, e cila mblodhi kryetarët e grupeve parlamentare për dosjen e Autoritetit për Informim të Dosjeve mbi Sigurimin e Shtetit dhe nuk e kontaktoi në asnjë moment ish-presidentin. Meta e cilësoi si “pulë të Kuvendit” dhe i përmendi mesataren 5.8 që u publikua 2 vite më parë kur mbante postin e Ministres së Arsimit. Aso kohe studentët protestonin për heqjen e tarifave për lëndët e mbartura.

“Nuk kam pasur asnjë komunikim. A kanë personalitet këta njerëz apo jo? Por derisa del ajo pula e Kuvendit dhe u thotë shqiptarëve në do të zbulojmë I.M. po ca do të presësh nga ajo me mesatare 5. ca. E mbani mend kur e nxorën studentët? E këputën edhe këtë të gjatin por ua sabotoi Lulushi” tha Meta.


Lajmi kryesor:

I doli emri si bashkëpunëtor i Sigurimit, Meta: Autoriteti i Dosjeve po manipulon dhe po kriminalizon dosjet! Po zhvendosin vëmendjen nga afera e inceneratorëve