Meta sulmon kreun e SPAK, Altin Dumanin: Karafil! Kushëriri i Nuredinit do të bëhet vrasës i pluralizmit! Të ketë kujdes, PL i ka 300 mijë Vojo Kusha

TIRANE- Së fundmi Kryetari i Partisë së Lirisë ka shpeshtuar sulmet me tona të ashpra deri në kërcënime ndaj kreut të SPAK Altin Dumani duke e akuzuar se po bashkëpunon me Ramën kundër tij për të asgjësuar Partinë e Lirisë që ai e drejton dhe pluralizmin demokratik.

Mesditën e sotme (16 Prill) Ilir Meta ishte në konferencë me gazetarët kur kreu i  SPAK Altin Dumani përmes një reagimi për mediat mohoi të ketë takuar McGonigal dhe deklaratat e kreut të PL-së bërë mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv, i quajti vijim i akuzave të pabaza. 

PIkërisht në këtë moment Ilir Meta ngriti tonin dhe vijoi sulmin verbal ndaj kreut të SPAK duke e etiketuar  'i papërgjegjshëm' 'delinkuent' 'njeri pa integritet që ka hyrë shumë thellë në lojrat politike të Edi Ramës'.  Duke e etiketuar dhe si 'karafil' (Redaksionale: Njeri mendjelehtë) kreu i PL-së akuzoi Dumanin se po kryen të gjitha këto veprime në këmbim të postit si kryeministër.

E etiketoi edhe su ‘kushëriri e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet. Ndryshe nga ky, tha Meta, Altin Dumani po bëhet 'vrasës i pluralizmit'

 Jo vetëm kaq deklaratat shkuan deri në 'kërcënim'  kur tha se duhet të ketë kujdes nga do të ikë nëse vazhdon me këto veprime, ndërsa shtoi se PL ka 300 mijë si Vojo Kushi, heroi i luftës Antifashiste kur u hodh mbi tank në tetor 1942.

Deklarata e plote

Pse çfarë prisnit që kushëriri i Nuredinit të thoshte që ka takuar Mc Gonigal? Afërmendsh, askush nuk e pret. Pse çfarë prisnit që kushëriri i Nuredinit të thoshte se ka vajtur disa herë në Fier, tek zoti Kastriot Ismaili, i dënuar në atë kohë, duke u lutur që të bënte dëshmi kundër Ilir Metës President, se Ilir Meta mbronte Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procedimin kundër Ilir Metës, në dhjetor 2019, në kulmin e betejës për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese nga uzurpimi i një bande mafioze që kërkon zhbërjen e Shqipërisë. Ky e nisi procedimin mbi bazën e një delinkuenti të dënuar nga gjykatat për dhunë në familje. Ky që thërret për dëshmiarë gjoja të rinj, një Ervis Mata që e ka vendin  në burg, se me kompaninë CES DIA ka qenë njeriu kryesor që ka shkelur ligjet, vjedhur, dhe në hetim. Edhe në burg, jo vetëm ky por dhe bashkëshortja e tij, për kompaninë ‘Elita’ që e dinë shumë mirë ata, që e shqep me tendera këtë e vjehrrën e tij, Damiani, për llogari të kushëririt të Nuredinit. Afërmendsh që nuk presim sinqeritet dhe integritet, nga një i papërgjegjshëm, delinkuent, që e thotë publikisht që afërmendsh gjykata do të vendosë atë që thotë prokuroria.

Afërmendsh që nuk presim ndonjë integritet nga një njeri që ka hyrë shumë thellë në lojrat politike të Edi Ramës. Aq sa guxoi që menjëherë pasi foli Arben Ahmetaj për cështjet e inceneratorëve e kërcënoi ky duke u thënë gazetarëve: Prisni se keni surpriza të mëdha për fabrikën e bukës. Kur tek fabrika e bukës nuk është Arben Ahmetaj por Erion Veliaj. Është Erion Veliaj siç e dinë të gjithë e siç është sqaruar kjo gjë.

Afërmendsh që Nuredini pavarësisht se është personazh i një bote që e ka zgjedhur vetë, për vlerësimin tim ka më shumë integritet se kushëriri i tij, sepse ky është zgjedhur për të respektuar Kushtetutën e shërbyer drejtësisë dhe për të bërë një vegël e shëmtuar e politikës. 

Nuredimi vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që shpreson ta arrijë përmes të kapurve nga Edi Rama, me McGonigalëve, siç është rasti i hetimeve ndaj ish kryetarit të PD-së, që ishte peng, apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit.

PL është këtu, kështjellë e pamposhtur e pluralizmit politik. Është e gatshme ti tregojë vendin kujtdo që kujton se me kushëririn e Nuredinit mundet të marrë drejtimin e Partisë së Lirisë (qesh) dhe kushëriri i Nuredinit të bëhet Di Pietro. Di Pietro përfundoi në hajdut ordiner, ministër transporti, ministër tenderash, një figurë që qesh e tallet e gjithë Italia. Me këtë afërmendsh që qesh Shqipëria që sot, dhe e gënjen  mendja e mashtrojnë se do ta bëjnë kryeministër.

Dikur kështu e gënjenin Fatos Klosin. I thonin do të bëjmë ty kryeministër por bëj këto gjëra kundër këtij e atij. Dhe ky i vajti Fatos Nanos I tha më bëj mua kryeministër në vend të këtij, e Fatos Nano I tha një gjë të madhe: Pse Andropovin do të bëjmë kryeministër ne?

Kështu që të gjithë kushërinjve të Nuredinit u bëj thirrje të bëhen gati. Nëse e dinë kaq të thjeshtë punën e Partisë së Lirisë dhe të Ilir Metës, të pyesin dhe mentorët e tyre si e kanë parë shumë shpejt veten nga pozita e të fortit dhe arrogantit në atë të të squllurit, përbuzurit e shtrydhurit nga ana politike. Ilir Meta ka integritet tjetër. E ka shkarkuar Arben Rakipin pasi ka dhënë dorëheqjen si kryeministër dhe e ka shkarkuar për shkak të përfshirjes së hapur të tij në politikë.

Sigurisht kjo ka ndodhur për shkak të bindjeve të mia demokratike që një kryeministër nuk duhet të ndërmarrë një akt të tillë në kushte të tilla. Por ndoshta pas kaq kohësh mund të them se kam bërë gabim se nuk I ka shërbyer vendit. Toleranca ime është keqkuptuar e duhej ta kisha shkarkuar Arben Rakipin e të gjithë këta vagabonda që duan të bëjnë parti politike pa u votuar.

Kur të ketë dëshirë kushëriri i Nuredinit. T’i marre penditot, laraskat dhe amerikanet që thotë ai e mbështesin atë, McGonigalët e tij. Do ta ketë Ilir Metën këtu, në kongresin e SHBA, në senatin e SHBA-së e kudo. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit, pork y as në nivelin e tij nuk është dhe afërmendsh që të prisnim që ky të thoshte se kishte takuar Mc Gonigal"

Pyetje: Zoti Meta a po e kercenoni ne menyrë të hapur kreun e SPAK?

"S’kam bërë asnjë kërcënim, nuk jam nga ata që kërcënojnë aq më tepër drejtësinë. Unë jam këtu për të mbrojtur pluralizmin politik, i cili është gjymtuar për shkak të kapjes së drejtësisë kjo është e provuar. Unë kam qenë i vetëm në një parlament 100% të kapur, me një opozitë lidershipi i së cilës ishte 100% i shitur, përveç doktorit. Në të gjitha betejat e mira Venecia, edhe pse në presione shumë të mëdha, shkeljet ishin aq flagrante sa vendosi në bazë të parimeve më të larta të demokracisë dhe mbajti krahun e presidentit që mbrojti Kushtetutën.

Të përdoret një institucion si SPAK për të marrë peng pluralizmin politik, ajo që ka ndodh me Berishën është përpjekje për të marrë peng PD, për të marrë peng PL. 

Këto jo vetëm që janë të papranueshme por nuk do ndodhin kurrë, kjo do jetë shumë e qartë.

Do t’i japë fund pandëshkueshmërisë të shkojë t’i vërë hekurat Ramës nëse ka takat.  Çfarë ndriti në këto 3 vjet, arrestoi drejtorët që të shpëtojë kryebashkiakun, arreston drejtorët që të shpëtojë ministrat. Ti arreston ministrat për të mbrojtur Edi Ramën, kryemafiozin.  Ta ka thënë vetë Ahmetaj kush është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Ta ka thënë shko e gjej 60 mln e dollarëve por ti s’ke fuqi t’i gjesh dhe s’të lënë t’i gjesh se je i kapur.

Ky që thërret gazetarët dhe i thotë se do bëjë çudira kundër Ilir Metës, duhet të shkonte atje te rruga e Ersekës ku bie rruga e re, 100 metra pa shtresë çakulli. Kështu i ka të gjithë rrugët e Shqipërisë.

Unë njeri nuk kërcënojmë por unë jam Ilir Meta o superbudallenj, o super tarallakë, kudo ku jeni në politikë e SPAK. E të mëdërgojë mua patronazhistë e të më thotë ik si Arben Ahmetaj se i ke punët keq.  Ai të ketë kujdes se do ku do ikë nëse vazhdon me veprime të paligjshme, mafioze e nëse vijon e ka mendësi policeske e komuniste se gjykata afërmendsh vendos atë që thotë prokuroria. Shumë keq për te. Di Pietro përfundoi hajdut tenderash në Itali. Nëse SPAK qenka shpresë e madhe Parti politike le të votohet e të dalë në debate me  ju e mua. E jo të thërrasë gazetarë që marrin eurot e Bajrave. Laraskat mund ti kapin por PL ka 300 mijë Vojo Kusha! Dakord! 300 mijë Vojo Kusha minimumi. I ka këtu në Amerikë, Bruksel e në të gjithë botën" 

Prokuroria e Posaçme rihapi çështjen e CEZ DIA në vitin 2019, pas denoncimit të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe disa shkrimeve mediatike.Lidhur me këtë dosje më 8 nëntor 2023, SPAK mori në pyetje Ilir Metën për mbi 2 orë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
Meta: SPAK është kapur për fyti prej Ramës! Shkova për denoncim asnjë prokuror s’doli në korridor për Presidentin! U sollën si ushtarë të Rilindjes

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat ka vijuar me akuzat kundër SPAK, duke thënë se është kapur prej fyti nga kryeministri Edi Rama.

Meta tha se kur ka shkuar në SPAK për të bërë kallëzim, asnjë prej Prokurorëve të SPAK nuk dilnin në korridor për Presidentin, por u sollën si ushtarë të rilindjes.

“Zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm me 69 vota në kundërshtim të hapur me kushtetutën, ishte një kapje flagrante e institucionit të prokuroritë në të gjitha drejtimit, edhe SPAK edhe Prokuroria, pasi në këtë mënyrë u kap KLP, përmes emërimeve që beri Arta Marku. SPAK ka patur të gjithë mbështetjen time si president për të bërë detyrën e tij dhe kurrë se ka bërë detyrën e tij. SPAK është rezultat i një pjelle të sforcuar. Përmes KLP u kap edhe SPAK e çdo tjetër.

SPAK e kapi për fyti Edi Rama, e ka edhe sot për fyti. Të gjithë prisnin që PSKA të hetonte dosjen e Dibrës dhe Shijakut, i flaku në prokuroritë e rretheve, të gjithë prisnin që SPAK të vepronte në zgjedhjet e 2021, kur bandat  e Ramës derdhën gjak në Kavajë, gjak e viktima në Elbasan. Nuk do kishte ndodh ngjarja në Elbasan nëse çështja do ishte hetuar nga SPAK. SPAK e çoi në Elbasan, ku vëllai i prokurorit kandidonte si deputet i PS, prandaj ndodhën vrasjet se ndiheshin të mbrojtur nga prokuroria.

Padia që kam çuar për Ardian Dvoranin në SPAK, këta trimat e SPAK nuk dilnin në korridor kur shkoi presidenti, u sollën si ushtar të rilindjes dhe jo si prokuror¡ të një shteti serioz, të shkojë presidenti të dorëzojë një padi dhe mos të ketë asnjë prokuror, por justifikime. Nuk më shqetëson kjo, pavarësisht gjitha shkelje të rënda që kishte bërë Dvorani ata asnjëherë se thirrën presidentin për kallëzimin që kishte bërë. Ata e zvarritën procesin pa fund dhe në fund kthyen përgjigje se i ka bërë këto shkelje, por s’ka patur ndonjë dëm meqë presidenti si pranoi këto falsifikime që bëri ky.

Për herë të parë në historinë 30-vjecare kuvendi shkarkon presidentin dhe kjo çështje shkon në GJK dhe në seancën e fundit të GJK, kuvendi dorëzon një shkresë të falsifikuar me shkresë të Gramoz Ruçit, një muaj më parë kishte përmbajtje tjetër. Kjo bëhej që GJK të justifikonte një vendim për shkarkimin e presidentit, e çuam në SPAK. Është e rëndë që kuvendi të falsifikojë një akt në institucionit më të rëndësishëm kundër Presidentit të Republikës.

Ora 14:51
A po kërcënon Altin Dumanin? Kreu i PL: Të ketë kujdes, kam 300 mijë si Vojo Kushi! Jam Ilir Meta o superbudallenj

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra në drejtim të kreut të SPAK , Altin Dumani. Në një konferencë për mediat, ndërsa akuzoi Dumanin se është i kapur, Meta thotë se nuk ka bërë asnjë kërcënim ndaj tij. Por në mbyllje të deklaratës, për Dumanin tha se duhet të ketë kujdes se nga do ikë nëse vazhdon me veroime mafioze, ndërsa shtoi se PL ka 300 mijë si Vojo Kushi.

S’kam bërë asnjë kërcënim, nuk jam nga ata që kërcënojnë aq më tepër drejtësinë. Unë jam këtu për të mbrojtur pluralizmin politik, i cili është gjymtuar për shkak të kapjes së drejtësisë. Unë kam qenë i vetëm në një parlament 100% të kapar, lidershipi i opozitës 100% i shitur, përveç doktorit. Në të gjitha betejat e mira Venecia, edhe pse në presione shumë të mëdha, shkeljet ishin aq flagrante sa vendosi në bazë të parimeve më të larta të demokracisë dhe mbajti krahun e presidentit që mbrojti kushtetutën. Të përdoret një institucion si SPAK për të marrë peng pluralizmin politik, ajo që ka ndodh me Berishën është përpjekje për të marrë peng PD, për të marrë peng PL. Këto nuk do ndodhin kurrë, kjo do jetë shumë e qartë. Do t’i japë fund pandëshkueshmërisë të shkojë t’i vërë hekurat Ramës. Ca ndrite në këto 3 vjet, arrestoi drejtorët që të shpëtosh kryebashkiakun, arreston drejtorët që të shpëtojë ministrat. Ta ka thënë vetë Ahmetaj kush është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Ti s’ke fuqi t’i gjesh dhe s’të lënë t’i gjesh se je i kapur. Ky që thërret gazetarët dhe i thotë se do bëjë çudira kundër Ilir Metës, duhet të shkonte atje te rruga e Ersekës, bie rruga e re. Unë njeri nuk kërcënojmë por unë jam Ilir Meta o superbudallenj, o super tarallakë, kudo ku jeni në politikë e SPAK. Ai të ketë kujdes se do ku do ikë nëse vazhdon me veprime të paligjshme, mafioze...

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 17/04/2024 04:50

    ruaju nga spaku o meta,,,se po hyre ne burg..kina do ta beje moniken,,nuk do te prese ajo ty ..qe te dalesh nga burgu...

    Përgjigju
  • Nuredini: 16/04/2024 20:37

    O ilir o trim me flet ca po thua se diçka të ka gjetë .po ca ke pse je merezit se dhe ty nuredini o tu të prit ,po të pret si trim me flet që ta ndani një cigare let e let .o ilir o vojo kush shiko anash se ditët i ke mbush .dilë e bertit sa të duash erdhi koha që të paguash.

    Përgjigju
  • flori: 16/04/2024 19:20

    o ilir o superbudalla,,,edi rama te ka blere te gjithe LSI..edhe moniken ta ka blere,,,as 30.000 vota nuk i ke me..o hajvan..o gomar skrapari..

    Përgjigju
  • Vini: 16/04/2024 18:46

    Mjerë ne kë kemi pasur drejtues shteti. Turp.

    Përgjigju
  • Lsi Lesh e Li: 16/04/2024 17:48

    ki mendjen se ke rreshkit

    Përgjigju
  • Tini: 16/04/2024 17:01

    Ti je nje kokre Rrop…it.. qe ca ti bej atyre tr Spakut qe nuk merren me ty o pis i pisave..

    Përgjigju
  • Loni: 16/04/2024 16:13

    Pu pu pu ca turpi ky e ka leshuar veten fare. Do e kete zene frika derisa e kercenion keshtu

    Përgjigju
  • Populli: 16/04/2024 15:50

    Mjerë ne, kë kemi pasur president. O moj Shqypni, e mjera Shqypni, sot je si mos ma zi.

    Përgjigju
    • Arben: 16/04/2024 16:22

      Mjerë ne kë kemi patur president dikur dhe lum ne kë kemi president tani! Më në fund Shqiperia eshte pothuaj komplet ne duart e duhura. Mungojne diku 5 bashki qe jane ne duart e armikut, por që edhe ata do kthehen aty ku duhet! Keqardhje per PS që dikur ka patur në lidership Ilir Metën!

  • Ben: 16/04/2024 14:52

    Eshte rënd,shume rënd,ose çojeni ne psiqiatri,ose ne burg,mos e leni rrugeve se eshte gjynah.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë