Në Studio Live, u diskutua për arrestimi dhe dosjen e Ilir Metës, teksa sot u konfirmua në GJKKO masa e arrestit ndaj tij. Endri Shabani nga Nisma Thurje theksoi për Arbër Hitajn se paqja do vijë në vend kur shqiptarëve t’iu kthehet mbrapsht çdo pasuri e grabitur nga Berisha, Meta dhe Rama.
'Paqe jo vetëm kur të dënohen por çdo qindarkë, çdo pasuri që i është marrë Shqipërisë, të kthehen mbrapsht. Kur ti kthehet shqiptarëve do gjejmë paqe. Meta është një nga, familje Berisha është tjetra dhe tjetra për ta mbyllur ciklin është Rama.'
Gazetari Ardit Rada shton se Meta dhe Kryemadhi edhe tani vijojnë e tallen në deklaratat e tyre.
'Sa më shumë lëshojnë deklarata aq më tepër rëndojnë pozitën. Kryemadhi pati një farë guximi kur tha doja të largohesha nga politika por tani që jam para drejtësisë do kandidoj prapë. Kjo zonja qahet se i ka dalë sekreti hetimor. Por tani çështja ka shkuar për gjykim. Duhet ti japin fund talljes publikisht. Kur dalin i thonë prokurorëve kanë IQ nën 75. Duhet të pranojnë që ose e kemi votuar pa dashje këtë drejtësi ose të tërheqin paditë e tyre. Amerika dhe BE pasi dështuan për ti dhënë amnisti Metës dhe Berishës pas reformës në drejtësi pasi nuk pranuan, atëherë perëndimi e pa veten të konsumuar, luhet dhe opsioni i kartës së fundit për ti dënuar para 2025, që të mos kandidojnë më.'
Avokati Redi Ramaj është i mendimit se drejtësia po e kalon provën tanimë e intimidimit nga politika.
'Vajta me maska për ta arrestuar ish presidentin e republikës, në atë lloj forme me maska nuk lë shije të mirë. Prokruroria e Posaçme iu dha vota me 140 deputetë iu dha për këtë arsye. Sulmet e politikës ndaj drejtësisë janë 34 vjeçare. Politika ka tentuar të kapi drejtësinë. Gjykatësit janë intimiduar. Përveç retorikës së zotit Meta, edhe mazhoranca ushtron të gjithë ndikimin e saj në reformën në drejtës. A do mundet dot SPAK të dali përtej politikës? Me këto mesa duket ia del të dali përtej politikës.'
Ilir Meta pas seancës së sotme në GJKKO ku u konfirmua masa e arrestit në burg, u dërgua drejt Burgut 313 në kryeqytet.
G.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
10.3%
-
Aspak
82.8%
Vota total: 29
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Gjergj Luca sfidon Endri Shabanin në debat publik: Hajde të shkojmë në studio e t'i sqarojmë gjërat, mos kakaris në plehun e rrjeteve sociale
22 Janar, 11:49
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Spahiu: Keqardhje e madhe për qindra emigrantë shqiptarë që do dëbohen nga Amerika
20 Janar, 20:38
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Betimi i Trump, Laçi në 'Studio Live': Do bëjë betejë të madhe ndaj neo-majtizmit! Galdini: 'Non-grata e Berishës'? Reforma në drejtësi do jetë më e fuqishme
20 Janar, 19:22
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia në Report Tv: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi në media ia rëndoi problemet
17 Janar, 20:10