Ilir Meta uron Italinë për Festën e Republikës, mesazh Mattarella-s: Lidhja mes dy vendeve tona e veçantë, gjithmonë bashkë në sfidat e ardhshme

Ilir Meta uron Italinë për Festën e Republikës, mesazh Mattarella-s: Lidhja mes dy vendeve tona e veçantë, gjithmonë bashkë në sfidat e ardhshme

1654245275_2839963795641577517461317917056949868646963n.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta uroi sot Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, me rastin e Festës së Republikës Italiane.

“Kam kënaqësinë e madhe që, me rastin e Festës së Republikës Italiane, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj Ju dhe popullit mik italian, urimet më të përzemërta dhe më miqësore!”, shkruan Meta në letrën e urimit drejtuar Matarellës.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe shumëdimensionale, e partneriteti strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë, janë forcuar dhe rritur në vazhdimësi, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, thekson Meta.

“Jam i lumtur të konstatoj se perspektiva e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të suksesshëm i kanë themelet në lashtësinë e miqësisë mes dy popujve, në dashurinë, solidaritetin vëllazëror dhe vullnetin e palëkundur për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”, shton Meta.

“Mikpritja unike e popullit italian ndaj komunitetit arbëresh në Itali dhe respekti ndaj identitetit kombëtar shqiptar e besimit të tyre fetar, ashtu edhe ndaj shqiptarëve që emigruan pas viteve ’90 në bregun italian të Adriatikut, gjithashtu, mbart mesazhin e fuqishëm të një vlere thellësisht evropiane dhe garancinë për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve tona dhe sigurinë se ato do të jenë edhe më të mira në të ardhmen”, nënvizon Meta.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm mbështetës të Italisë dhe Tuajin në veçanti, përgjatë procesit jetik euroatlantik të Shqipërisë, veçanërisht integrimit të saj në Bashkimin Evropian, e gjithashtu të vlerësoj bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin në kuadër të NATO-s”, shton Meta.

“Dëshiroj t’Ju siguroj se, në këto kohë sfidash ndaj sigurisë, stabilitetit dhe të paqes në Evropë dhe në botë, Shqipëria, gjatë mandatit dyvjeçar të saj, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është e vendosur në qëndrimet e saj, në koherencë me partnerët dhe aleatët euroatlantikë, si në rrafshin evropian, ashtu edhe në atë global”, thekson më tej Meta.

“Duke ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, e urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si edhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Italisë, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon Meta letrën e urimit për Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, me rastin e Festës së Republikës Italiane.


Lajmi kryesor:

Festohet datëlindja e 76-të e Republikës Italiane, ambasadori Bucci: Italia pranë jush edhe në këtë moment lufte! Shpresoj në hapjen e negociatave për në BE, Shqipëria i përket Evropës


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille