Festohet datëlindja e 76-të e Republikës Italiane, ambasadori Bucci: Italia pranë jush edhe në këtë moment lufte! Shpresoj në hapjen e negociatave për në BE, Shqipëria i përket Evropës

Me dyert të hapura për Shqipërinë, edhe në kthesat më të forta të historisë, Italia mbrëmjen e 2 qershorit pret miqtë në rezidencë për të ndarë gëzimin e Festës së Republikës Italiane. Personalitete të besimit fetar, politikës e ushtrisë, kulturës e aktivizimit në vend, duket se në këtë 76-vjetor të Festës Kombëtare italiane të gjithë ndihen nga pak “vëllezër” të shtetit fqinj.

Ambasadori italian, kujton, se periudha e vështirë e pandemisë, e forcoi dhe më tej lidhjen mes dy vendeve.

“76 vite nga lindja e Republikës, 4 vjet nga festa e fundit e festuar këtu, 31 vjet nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri  janë të gjitha data të rëndësishme që ne duhet t’i kujtojmë dhe t’i rikuperojmë sepse kujtesa, historia, njohja e të shkuarës shërben për të ardhmen. Në gjithë këto vite Italia ka qenë gjithmonë afër Shqipërisë, ne në të gjitha këto vite kemi qenë përherë dhe ndër shekuj kemi arritur të vendosim mes nesh, mes Italisë dhe Shqipërisë një lidhjeje të fortë, speciale, unike. Është një lidhje e fortë dhe speciale që zhvillohet në shumë drejtime, në ekonomi , Italia është vendi i parë investitor dhe  i pari vend klient i Shqipërisë, kemi krijuar një komitet të përbashkët për të zhvilluar investimet, një lidhje e fortë edhe në fushën e kulturës. Pikërisht dje ka filluar Java e Kulturës italiane me 54 evente, por bashkëpunimi ynë është domethënës edhe në sektorë të tjerë, si në sektorin reformës në drejtësi, lufta ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit”, tha Bucci.

Vizitat repciproke në të dyja anët e Adriatikut, siç rrëfen ambasadori janë një shenjë manifestimi i këtij raporti special mes dy vendeve, ndërsa shton se gjatë javëve në vijim, do të vijnë në Shqipëri një sërë figurash kyçe si ministri i Kulturës Dario Freanceschini, komandantët e Guarda di Financias e të Karabinierëve si dhe ministri i jashtëm Luigi Di Maio. 

“Është e rëndësishme prania e qeverisë italiane në Shqipëri dhe në Ballkan në një moment të veçantë si ky. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt ka ndryshuar botën, nga si ne njihnim. Tani flitet për jetën para dhe 24 shkurtit, si dhe për të mbajtur një qëndrim.  Dhe prandaj është e rëndësishme të jemi këtu, dhe duke dhënë një siguri fizike të gjeneruar nga prania jonë këtu në nivel politik sepse vendet e Ballkanit janë të parat që vuajnë pasojat e Luftës”, vijoi ai.

E mbyll fjalën me një urim, që vitin që pason festa të jetë e dyfishtë, krahas 77-vjetorit të Republikës, edhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë, për pranimin në Bashkimin Evropian.

“Shpresoj që Evropa të jetë në lartësinë e momentit dhe të arrijë më në fund ti lërë rrugë të lirë hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE. Është momenti të kuptojmë se bota ka ndryshuar, momenti për të dhënë një sinjal të fortë, të japim siguri  që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor i përkasin Evropës”, tha ambasadori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:33
Ilir Meta uron Italinë për Festën e Republikës, mesazh Mattarella-s: Lidhja mes dy vendeve tona e veçantë, gjithmonë bashkë në sfidat e ardhshme

1654245275_2839963795641577517461317917056949868646963n.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta uroi sot Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, me rastin e Festës së Republikës Italiane.

“Kam kënaqësinë e madhe që, me rastin e Festës së Republikës Italiane, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj Ju dhe popullit mik italian, urimet më të përzemërta dhe më miqësore!”, shkruan Meta në letrën e urimit drejtuar Matarellës.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe shumëdimensionale, e partneriteti strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë, janë forcuar dhe rritur në vazhdimësi, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, thekson Meta.

“Jam i lumtur të konstatoj se perspektiva e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të suksesshëm i kanë themelet në lashtësinë e miqësisë mes dy popujve, në dashurinë, solidaritetin vëllazëror dhe vullnetin e palëkundur për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”, shton Meta.

“Mikpritja unike e popullit italian ndaj komunitetit arbëresh në Itali dhe respekti ndaj identitetit kombëtar shqiptar e besimit të tyre fetar, ashtu edhe ndaj shqiptarëve që emigruan pas viteve ’90 në bregun italian të Adriatikut, gjithashtu, mbart mesazhin e fuqishëm të një vlere thellësisht evropiane dhe garancinë për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve tona dhe sigurinë se ato do të jenë edhe më të mira në të ardhmen”, nënvizon Meta.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm mbështetës të Italisë dhe Tuajin në veçanti, përgjatë procesit jetik euroatlantik të Shqipërisë, veçanërisht integrimit të saj në Bashkimin Evropian, e gjithashtu të vlerësoj bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin në kuadër të NATO-s”, shton Meta.

“Dëshiroj t’Ju siguroj se, në këto kohë sfidash ndaj sigurisë, stabilitetit dhe të paqes në Evropë dhe në botë, Shqipëria, gjatë mandatit dyvjeçar të saj, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është e vendosur në qëndrimet e saj, në koherencë me partnerët dhe aleatët euroatlantikë, si në rrafshin evropian, ashtu edhe në atë global”, thekson më tej Meta.

“Duke ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, e urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si edhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Italisë, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon Meta letrën e urimit për Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, me rastin e Festës së Republikës Italiane.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja