Ilir Meta vizitë shtetërore në
Kosovë,takim me krerët e shtetit

Ilir Meta vizitë shtetërore në<br />Kosovë,takim me krerët e shtetit<br>
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, nisi sot një vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Kosovës, me ftesë të homologut të Tij, Hashim Thaçi.

Presidenti Meta do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidentin Thaçi, më pas do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, ndërsa do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Hajradinaj, me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare, si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe