Ilir Yzeiri: Çfarë prodhoi zemërimi ndaj Ramës

Ilir Yzeiri: Çfarë prodhoi zemërimi ndaj Ramës

Rama në fushatë

Na pëlqen apo nuk na vjen mirë, duam ta besojmë apo nuk duam t’ia dimë, Edi Rama është politikani shqiptar që ka zemëruar më shumë se askush tjetër pjesën më të madhe të atyre shqiptarëve që kanë mundësi të kenë një stol në tryezat e mediave kryesore të vendit, të kenë mundësi të shfaqen në lloj-lloj portalesh dhe të krijojnë idenë se Rama është e keqja më e madhe e vendit dhe madje, sipas Lubonjës është më i dëmshëm se edhe vetë Berisha.

Mirëpo si ka mundësi që gjithë ky vrull e gjithë ky pasion kritik në rastin më të mirë dhe shkatërrues në rastin më të keq, sepse këtu kam parasysh që Lubonja, fjala vjen, por edhe të tjerë kanë bërë thirrje deri edhe për të përdorur dhunën që të largohet Rama, pra si ka mundësi që gjithë ky inat, zemërim apo çfarëdo tjetër më në fund prodhoi koalicionin Meta-Berisha si alternativë për të zëvendësuar Ramën.

Si ka mundësi që gjithë ky mllef më në fund prodhoi një kandidaturë si Belind Këlliçi, i cili, siç po vërtetohet nga dita në ditë, del se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, të cilën nuk e ka. Pra e ka nisur karrierën e tij si një falsifikator dhe nëse do të ishim një vend normal, ai vetë duhet të kishte dhënë dorëheqjen në shenjë ndershëmrie etike. Mirëpo kjo nuk ndodh sepse alternativa që është ndërtuar për të konkuruar Ramën nuk frymëzohet nga e vërteta, nga e drejta dhe nga e ndershmja, por frymëzohet nga dhuna e pakicës, nga e drejta për të spekuluar me opozitarizmin për shkak se sipas kilshesë dhe stereotipisë shqiptare, opozita është e vërteta, shteti është gënjeshtra.

Kjo të kujton pak a shumë atë që po ndodh në Rusi ku Putini për të mbledhur ushtarë përdor çdo mundësi, nxjerr nga burgu edhe kriminelët dhe i vesh me unioformë mjaft që ata të luftojnë në Ukrainë. Edhe te ne opozita ka shpallur si aletae të saj devizën që Rama duhet përmbysur me çdo kusht e me çdo çmim dhe në krye të këtij aksioni ka vënë njeriun me rekordet më të mëdha kriminale, Sali Berishën i shpallur « non grata » nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Mirëpo pyetja mbetet. Si ka mundësi që pas 32 vjetësh tranzicion ne nuk po instalojmë insitucione demokratike dhe kur them institucione kam parasysh në radhë të parë opozitën. Si është e mundur që edhe PD-ja e mbetur nuk arrin të fitojë mbi PD-në që ndjek Berishën.

Është e vërtetë që Rama në krye të socialistëve dhe në krye të qeverisë ka realizuar ndryshime spektakolare dhe ka instaluar klimën e paqes politike. Por, mesa duket, në anën tjetër, opozita nuk ka ditur të gjejë një alternativë tjetër që do të mundësonte që punët e nisura të shkonin më tej dhe të ndryshonte filozofia e qeverisjes. Si ka mundësi që shqiptarët janë kaq tradicionalë dhe nuk shkëputen nga e vjetra.

Është fatalitet zaptimi i skenës së opozitës nga Berisha e Meta, por është e tmerrshme të mendosh se një pjesë e madhe e PD-së i ndjek ata në mënyrë të verbër. Kjo të bën të mendosh se shqiptarët, në një pjesë të madhe, nuk e mendojnë jetën si një mundësi për të ndryshuar, por e kuptojnë atë si një sakrificë për urrejtjen dhe zemërimin që ka prijësi. Të identifikohesh me Berishën apo Metën edhe tani pas 32 vjetësh kjo jo vetëm që është vetëvrasje, por tregon se shqiptarët nuk kanë asnjë kuptim për jetën, e shohin atë si një plaçkë që janë gati t’ia blatojnë atij që u siguron urrejtje dhe luftë.

 Ndaj këto zgjedhje e kanë të përcaktuar fituesin që në fillim. Mirëpo siç duken bathët edhe zgjedhjet e ardhshme politike e kanë fituesin e shpallur që tani.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liro ?: 24/04/2023 18:35

    Je njish pasha zotin!

    Përgjigju
  • e drejta: 24/04/2023 14:07

    SHKRIM BRILANT..KOMPLIMENTE

    Përgjigju
  • Kopetenti: 24/04/2023 13:22

    Të lumtë Ilir për shkrimin. Pa u sikterisur Sali Krimineli dhe Ilir hajduti(spiuni) Rama do jetë në pushtet edhe pas 10 vitesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm