Ilir Yzeiri: Nëse SHBA-të kthehen në diktaturë, çfarë mund të ndodhë?

Ilir Yzeiri: Nëse  SHBA-të kthehen në diktaturë, çfarë mund të ndodhë?

Donald Trump

Ky është titulli i editorialit që ka botuar në faqen e tij më 28 shkurt, intelektuali i njohur europian Zhak Atali.

Vendimi i Jeff Bezos, pronarit të Uashington Post, për të mos botuar më në faqet e opinionit të kësaj medieje pikëpamje të tjera përveç atyre që mbrojnë lirinë ekonomike absolute dhe lirinë totale të shprehjes  dhe refuzimi tani e tutje për të botuar aty zërat e atyre që flasin për viktimat e këtyre lirive ( veçanërisht ata që janë hequr nga puna, ose që janë viktima të çrregullimeve klimatike apo viktimat e shpifjes), duhet të bindin edhe skeptikët e fundit se gazeta e madhe demokratike e Shteteve të Bashkuara, feneri i lirisë i opinionit, është shtrirë në këmbët e mjeshtrit pronar, i cili tani imponon vetëm një fjalë dhe, në emër të kësaj fjale, lirisë, pra, Shtetet e Bashkuara duket se po shkojnë me shpejtësi drejt një regjimi totalitar, thotë në hyrje Zhak Atali.

Dhe vijon: Ata që nuk kanë dashur ta dëgjojnë presidentin Trump kur ai tha se, me qenë se do të shpëtojë Amerikën atëherë çdo gjë që ai do të bëjë nuk do të jetë e paligjshme, ata nuk e kuptuan se tani ai për çdo veprim që do të bëjë nuk do t’i nënshtrohet asnjë shtrëngimi ligjor, se ai, tani, mund të kërkojë lirisht një mandat të tretë dhe këtë do ta arrijë dhe kështu Amerika mund të rrëshqasë në një diktaturë. 

Më tej Zhak Atali hidhet në histori dhe thekson se të gjitha diktaturat përdorin fjalën demokraci. Në Gjermaninë e 1939-s, kush mund të ishte kundër një qeverie që shpallej edhe nacionale edhe socialiste? Në fund doli që ishte naziste. Edhe sot pyet Attali kush mund të jetë kundër një  dyfishtë? Diktaturë e dyfishtë. Sepse, vijon më tej Atali, e dimë mirë që liria ekonomike pa rojtarin apo parmakun mbrojtës, pa institucione antitrast, pa kontrollin ligjor, u shërben vetëm të fuqishmëve. Dhe vijon : ata që imponojnë këtë lloj lirie kërkojnë t’i shkelin me këmbë të gjitha rregullimet që u sigurojnë në SHBA pakëz liri ekonomike shoqërore, shëndetësore dhe edukative edhe të varfërve. Liria ekonomike në SHBA, vijon ai, mund të jetë vetëm ajo për të më të pasurit, për një grusht njerëzish që ndajnë tregun, që kanë çelësat e tregjeve financiare dhe të bursave, që kontrollojnë teknologjitë e përparuara e në veçanti ato të komunikimit.

Më tej, Zhak Atali tregon se pa parmakët mbrojtës liria e fjalës u shërben vetëm atyre që kanë mundësi ta shfrytëzojnë atë për të orientuar e seleksionuar shijet e njerëzve dhe idetë e tyre, shërben për të përhapur gënjeshtra e lajme të rreme dhe për të denigruar shkencën duke u kthyer kështu në karikaturë e në shërbim të propogandës. Në emër të lirisë, vijon Zhak Atali, mund të instalohet fare mirë një diktaturë.

Ndoshta në Amerikë kjo nuk do të ndodhë. Por asgjë nuk është e sigurtë. Por, dhe këtë e kam thënë me kohë, vijon Atali, SHBA-të janë një nga të fundit demokraci të mëdha që nuk kanë kaluar dhe nuk kanë njohur ne jetën e tyre asnjë episod të diktaturës. Kanë lindur me demokracinë dhe vijojnë ashtu. Por është e pashmangshme që kjo të mos mund ju ndodhë njëherë të vetme gjatë historisë së tyre, thotë Atali. Ndërsa europianët duhet të binden se nuk mund të vazhdojnë të jenë më aleatët e Amerikës. Ashtu si në një çift, thotë Atali, kur njëri nga partnerët ikën nga shtëpia, nuk ka më jetë në çift.Dhe këtu ai bën një parashikim tepër serioz e thotë se europianët duhet ta mbajnë në vështrim hipotezën ende jo të sigurtë që nesër mund të kenë të bëjnë me një Amerikë totalitare.

Prova?

Votimi me diktatorët i SHBA-ve në rastin e rezolutës për Ukrainën, NATO po mbetet pa mision, G 7 e ka humbur arsyen e ekzistencës. Po ashtu, vijon ai, Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë humbur aksionerin kryesor dhe G 20  mbledh tani më shumë vende totalitare se demokraci dhe se SHBA-të nuk mbrojnë më asnjë demokraci, as Europën, As Lindjen e Mesme, as Japoninë, asnjë demokraci. Dhe përfundon: Europa është vetëm, tragjikisht vetëm. Ajo duhet të vihet në lëvizje për të zhvilluar ekonominë dhe mbrojtjen.

Ajo duhet të kërkojë të tjerë aleatë përmes vendeve me arsye të kthjellët dhe të tillë ka plot. Ajo duhet të mbështesë zërat kundër në Amerikë dhe të tërheqë sa më shpejt të jetë e mundur talentet të cilët nuk do të durojnë të punojnë në një vend që ia ka dhënë të drejtën për të menduar atij që thotë se Toka është e sheshtë, që universi u krijua në shtatë ditë, se presidenti ynë do jetë i përjetshëm. Duket si një gjë e çmendur ? - Pyet me ironin Atali. Nuk është më pak e dalë mendsh se sa ajo që po ndodh tani, përfundon ai. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 09/03/2025 14:28

    Në gjithë këtë epokë, duket se historia përsëritet për ne si shqiptarë. Historikisht kemi qenë aleatë me vende humbëse, duke nisur që nga Perandoria Osmane, më pas me Perandorinë Austro-Hungareze, pastaj me Italinë fashise e Gjermaninë naziste. Dhe sot duket sikur jemi në të njëjtat rrethana. Aleati kryesor që ka qenë gjithmonë krahë nesh SHBA, duket sikur është në fillimin e fundit të vet. Gjë që neve na dëmton jashtë mas. Këtu duhet të jemi vigjilentë dhe të përpiqemi të nuhasim sa më mirë se cila do jetë fuqia e re e botës dhe a do na llogarisin edhe neve me metrin tonë apo me metrin e armiqve tanë.

    Përgjigju
    • Haka Tekizoti: 09/03/2025 20:36

      Nuk kemi qenë aleatë të atyre që përmenden, por të pushtuar prej tyre.

  • goni: 09/03/2025 11:40

    Deri tani duke i marë gjith pushtetet është kthyer komplet në një diktator e ka të shkruar në ballë,i pafshin hajrin por Zoti e ruajt Amerikën.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 09/03/2025 13:48

      Europa duhet te kuptoje qe armiku i saj eshte amerika dhe jo rusia se Putin vepron si pushtues me perkrahjen e amerikes .Zoti e shpetofte popullin amerikan por si è kerkuan do ta gjejne .

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Inflacioni për shkurtin bie në 2.33%, në janar ishte 2.36%

Inflacioni për shkurtin bie në 2.33%, në janar ishte 2.36%