Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv

Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv

Albin Kurti dhe Edi Rama, foto arkive

Riardhja e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë duket se po i prish të gjithë drejtpeshimet gjeostrategjike të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore. Shekulli i XX ka qenë periudha e dy Luftërave të mëdha Botërore të shkaktuara nga europianët. Ka qenë po ashtu edhe shekulli i ndërtimit të shteteve kombe sidomos pas rënies së Perandorisë Osmane, në fillim, dhe të asaj ruse më vonë, atëherë kur u shemb sistemi totalitar komunist. Shekulli XXI nisi me një ngjarje tjetër që ishte sulmi terrorist mbi Amerikën. Më 11 shtator, siç e dimë, planeti u drodh nga goditje e Kullave Binjake.

Ajo ngjarje ridimensionoi edhe njëherë politikat gjeostrategjike dhe nga Lufta e Ftohtë u përpunuan idetë e luftës së qytetërimeve dhe komfliktet mes Perëndimit dhe ekstremizmit islamik kanë shenjuar e vijojnë të shenjojnë kohën që jetojmë. Ndërkaq, Rusia e Putinit ka ringjallur edhe njëherë idetë perandorake dhe kërkon ndryshimin e kufijve me dhunë.

Sulmi mbi Ukrainën dhe lufta e përgjakshme mbi një popull të pafajshëm e kanë bërë planetin më të pasigurtë. Si të mos mhaftonin të gjitha këto, natyra dhe planeti kanë filluar të na përgjigjen. Siç thoshte para disa vitesh filozofi francez, Edgar Morën, planeti po na përgjigjet dhe katastrofat klimaterike, zjarret, ngrohja globale, përmbytjet janë feedbacku i tij.

Nëse e shohim marrëdhënien tonë me planetin si një komunikim, pra që ne i kumtojmë atij diçka dhe ai na e kthen, atëherë duhet të mendojmë se gjithçka që kemi bërë mbi këtë tokë : betonizim, shkatërrim të ekosistemeve dhe natyrës, shtimin e CO2 në atmosferë dhe rritjen e efektit serrë, planeti i ka marrë si mesazhe negative dhe po na e kthen përgjigjen me zjarret masive deri edhe apokaliptike, më ngrohjen globale, me përmbytjet dhe me katastrofa të tjera që askush nuk i përllogarit dot. Në gjithë këtë hapësirë, vende të vogla si ne duket se kanë humbur gjithçka.

Nëse e sheh historinë tonë, do të vëresh se fataliteti ynë qëndror ka qenë vetmia. Gjergji ynë i madh u përpoq të ndërtonte aleancën më të madhe të krishterë, por vdekja e Papa Piut II në vitin 1464 e ktheu përfundimisht historinë e Shqipërisë përmbys. Sheti shqiptar që u krijua pas rënies së Perandorisë Osmane ishte frymëzim i patriotëve shqiptarë dhe i kombinacioneve perëndimore. Austria dhe ministri i jashtëm Bertold bënë të pamundurën që të shpëtonin Shqipërinë nga synimet serbe, italiane e greke. Ahmet Zogu e nisi mbretërimin e tij me aleancat sllave në fillim e pastaj me ato angleze e italiane, por, sapo ai nisi të kundështonte Italinë fashiste, vendi u pushtua. Komunistët ndërtuan shtetin e parë totaltitar të mbështetur fillimisht të Jugosllavia, pastaj te Bashkimi Sovjetik dhe te Blloku Lindor. Më tej te Kina e pas rënies së komunizmit është zgjedhur aleanca euroatlanitke. Shqiptarët si asnjëherë më parë fituan më shumë se të gjithë të tjerët në Ballkan. Sot kemi dy shtete dhe një faktor të rëndësishëm shqiptar në këtë rajon. Mirëpo, siç thoshte Fishta kur perifrazonte një filozof italian, « Tash qi asht ba Shqypnia duhen ba shqyptarët ». Dhe shqiptarët jo vetëm që nuk po bëhen por po e shpërdorojnë në mënyrë tragjikë këtë shans të madh. Dy kryeministrat, ai i Shqipërisë e ai i Kosovës nuk komunikojnë dhe qeverisjet janë më shumë frut i imagjinatës së tyre provinciale sesa projekte mbarëkombëtare e europiane. Në të dyja anët e kufirit është instaluar mediokriteti kolektiv si formë e jetës dhe e qeverisjes.

Nga Shqipëria janë larguar elitat dhe sot, sipas studimit të Institutit Shqiptar Alb-sheknca 4500 punonjës shkencorë shqiptarë ndodhen jashtë Shqipërisë : Është interesant se edhe brenda vendit ndodhen po aq punonjës shekncorë- 4500. As në Shqipëri dhe as në Kosovë nuk ka politika që të sjellin e të simulojnë dijen dhe elitat. Të dyja vendet kanë zgjedhur të promovojnë mediokritetin kiolektiv dhe kanë shpallur si prioritet turizmin duke synuar që ta kthejnë vendin në një fashat të madh turistik dhe në një oaz pushimi për gjithfarë pasunarësh. Shqipëria dhe Kosova janë jashtë të gjitha realiteteve të zhvillimit të sotëm europian e botëror. Asnjë kompani e madhe e industrisë digjitale apo e IT-ve nuk gjendet këtu. Universitetet prodhojnë me shumicë vetëm infermierë e mjekë për në Gjermani e në Europë. Dhe vetëm kështu mund të shpjegohet paradoksi i madh që ndërsa Shqipëria zhvillohet, shqiptarët ikin. Si Ka mundësi që as Shqipëria dhe as Kosova nuk po bëhen vende tërheqëse për shqiptarët.

Shqipëria dhe Kosova, mesa duket, nuk i durojnë dhe nuk i mbajnë dot elitat që janë jashtë vendit dhe nuk dinë e nuk duan të kërkojnë ndihmën e tyre në mënyrë që vendet tona të bëhen shtete të zhvilluara me identitetin e tyre politike e ekonomik. Për fat të keq, ne vazhdojmë të sillemi sot si ai djali pa baba që sa herë ndërron klima gjeostrategjike ne kërkojmë babain e radhës. Ne kemi krijuar stereotipinë e dëmshme në Ballkan se aleatët tanë duhet të na mbrojnë, sepse ne nuk dimë të mbrohemi vetë, se po na lanë vetëm do na hajë serbi e greku. Sapo na la Turqia në shekullin XX ne u copëtuam në katër shtete. Tani mendoni sikur të na lërë edhe Trumpi se si do të copëtohen e do të shqyen shqiptarët mes vedi e nga të tjerët.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qori: 24/01/2025 16:42

    Brillant!ke thene vetem te verteta,dhe asgje me shume. Edhe Pavaresine na i dhuruan Turqit me Italianet dhe Austriaket,edhe Himnin e Flamurit e kemi vjedhur nga kenga rumune patriotike,dhe ne 150 vitet e fundit skemi luftuar nje lufte,por kemi lepire te huajt qe na kane pushtuar sa hefe kane dashur,turqit po,greket po,serbet po,bullgaret po,italianet po,gjermanet po,jugosllavet po,ruset po,kinezet po,tani po lepihemi fort me amerikanet! Komb i mbaruar,pa shtylle kurrizore,jemi nje shprehje gjeografike ashtu sic tha Otto Von Biscmark ne 1878.

    Përgjigju
  • Zarathustra: 24/01/2025 14:16

    Po medioker mbete o lumëmadh! Hartim për vit të parë gjimanz ke shkruar...tipik je për 'tasin e supës'...si dikur te Çani që ike me setin e birrave nën sqetull! Le pa na krahasohesh dhe me Chomskyn, bir bir!! lepijë më fort se nuk e ka djerë KM akoma...përpiqu, përpiqu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!

Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!