Iliri BB6: Shqiptarët nuk votuan lojtarin më të fortë, por atë në nevojë
 

Iliri BB6: Shqiptarët nuk votuan lojtarin më të fortë, por atë në nevojë<br /> 
Iliri, një nga finalistët e këtij edicioni të gjashtë të Big Brother, rrëfen ekperiencën e tij në  këtë shou por edhe opinionin për fituesin dhe finalistët e tjerë. Sipas tij loja e Anaidit jo vetëm që nuk ishte e fortë por ishte edhe loja më e pistë , pasi përdori Joanën dhe atë që ajo ndjente për të në mënyrën më të keqe të mundshme. “Nuk duhet ndonjë koefiçent inteligjence 9.8 për ta kuptuar , sepse Anaidi është një mashkull që nuk ecën dot përpara me këmbët e veta. Anaidi nuk ishte i zoti të ecte gjatë në këtë rrugëtim për shumë kohë dhe vendosi të shfrytëzonte një femër që e donte me shpirt vetëm për qëllimet e tij arrogante dhe hipokrite. Asgjë dhe askush nuk mund ta justifikojë një lojë ndjenjash përkundrejtë një femre të dashuruar”, -thotë Iliri, i cili më tej shpreh se edhe pse e donte  çmimin e madh ai ka fituar turmën, njerëzit dhe ky është një çmim më me vlerë për të sesa thjesht lekët. Gjithashtu Iliri tregon edh për raportin e tij me Anisën, vajzën me të cilën mezi pret të martohet dhe të ketë me të fëmijë binjakë.

Ilir si ndihesh pas eksperiencës në BB6?

Ndihem i realizuar. i lumtur. Fitimtar dhe i dashur nga shumica. Unë e fitova atë, TURMËN.



Fakti që nuk fitove çmimin, çfarë shijeje të la?

Normale që do kisha preferuar t’i fitoja që të dyja. Edhe turmën edhe spektaklin. Nuk u zhgënjeva. Nuk i vë rëndësinë çmimit të madh, thjesht i vura rëndësinë spektaklit dhe ndihem i lumtur që mora pjesë dhe bëra shou.

Pse fitoi Anaidi?

Pse ai fitoi me të vërtet? Hahahaha. Fitoi Anaidi, sepse Shqipëria vendosi që si rrallë herë në një spektakël të këtij tipi, mos t’ia jepte më të fortit,  por t’ia jepte atij më në nevojë. Shqiptarët mua më kanë bërë një dhuratë shumë të vyer, që unë do bëhem copash vetëm për t’ua shpërblyer të gjithë mundin.

E mori çmimin më i miri sipas teje?

Jo, sepse nuk e mora unë çmimin.



Çfarë komenti ke për lojën e Anaidit?

E pisët. E paqëndrueshme. E DOBËT.

E ka përdorur Joanën sipas teje duke qene se ke qene ne nje shtepi per kaq kohe?

Patjetër që e ka përdorur. Nuk duhet ndonjë koefiçent inteligjence 9.8 për ta kuptuar , sepse Anaidi është një mashkull që nuk ecën dot përpara me këmbët e veta. Anaidi nuk ishte i zoti të ecte gjatë në këtë rrugëtim për shumë kohë dhe vendosi të shfrytëzonte një femër që e donte me shpirt vetëm për qëllimet e tij arrogante dhe hipokrite. Asgjë dhe askush nuk mund ta justifikojë një lojë ndjenjash përkundrejtë një femre të dashuruar.

Me Elonën dhe Riken a ke një raport jashtë? Ç'mendim ke për të dyja?

Jo. i kam takuar fare pak. Nuk di as të përgjigjem nëse do të më pëlqente ta kisha një raport apo jo. Por dhe Elonen dhe Riken nuk po i shoh më bashkë dhe po dëgjoj që s’po takohen dhe aq shumë. Për të dyja kam një mendim neutral tani për tani. Të tre e dimë që kemi bërë diçka gabim. Po pres lëvizjen e radhës. Një gjë jam i sigurt; misioni i Rikes ishte të përçante mua dhe Elonën , sepse vetëm kështu  Rikja do të nxirrte në dritë veten e vet. Ia doli me sukses, por mund të kishte vepruar ndryshe.

Në media kanë dalë disa foto të tuat "hot" në një sajt erotik.. Për kë i ke bërë ato foto?

Më pëlqen percaktimi hot.  Nuk e di se në cilin sajt erotik janë hedhur,  por ju garantoj që nuk i kam hedhur unë. i ka shkrepur një ish e dashura ime në momente intime tonat. Kam qenë 19 vjeç në ato foto dhe normale atëherë na pëlqente dhe pak më shumë vetja “se jam i ëmbël me jam i ëmbël hahaha”.

Je komentuar se me këto foto ke imituar Gentën e BB5, i ke lënë kastile të hapura para se të futeshe në Big?

Për ata që nuk e dinë unë kam punuar dhe si model nudo në një shkollë pikture private në Firenze. Nuk jam ndonjë fanatik i nudos, por nuk jam përpjekur të imitoj asnjë person dhe s’ka pasur asnjë qëllim për “scoop”. Betohem që kisha harruar dhe për ekzistencën e këtyre fotove.

Aventura më e çmendur që ke bërë cila është?

Përse bëni pyetje që nuk doni t’i dini përgjigjet (qesh). Ndoshta ajo foto nudo në qendrën historike të qytetit të Fiesole.

Me Anisën çfarë planesh ke... mendon të martohesh?

Anisa është prioriteti im tani për tani. Kam filluar një bashkëjetesë “full time” me të dhe nëse parashikimet e Likes me Cls janë aq të përpikta sa kanë qenë deri më sot ju premtoj se do na e hani dasmën dhe se sa më shpejt do e bëj nënën e binjakëve të mi që i lutem Zotit natë për natë. Premtoj edhe që dasma ime do të jetë një spektakël dhe shou më vete.
Falenderoj ju për intervistën dhe shpresoj që tu ndihmoj sado pak në të ardhmen me lajme të tjera. Falenderoj të gjithë shqiptarët kudo që janë në Kosovë, Maqedoni etj që më kanë mbështetur ,sepse nga mesazhet në telefon, në e-mail dhe veçanërisht në Facebook ndihem vërtetë i dashuruar. Për ta së shpejti në parakrahun e majtë do të bëj një tatuazh me fjalën “Faleminderit” që i dedikohet vetëm dhe ekskluzivisht atyre dhe të gjithë nënës Shqipëri. Falenderoj dhe veten time që i besoi deri në fund, verbërisht aftësive të mia. Ju uroj të gjithëve një verë të mbarë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

4/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn