Si çdo ditë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri zgjohen në momentin që ndizen dritat, ndërkohë që në sfond dëgjohet muzikë.
Por si duket ky është momenti më i vështirë për banorët të cilët vazhdojnë të flenë akoma.
Sot ishte Iliri ai që u përgjodh të zgjonte banorët. Iliri ka menduar ti bëjë një lojë njërit prej konkurentëve, Edberit.
Ndërkohë që Edberi po flen, Iliri hedh miell në krevatin e shokut të tij në një kohë kur ky i fundit nuk ndjente gjë.
Kjo lojë e Ilirit fut në diskutim të shumë prej banorëve të cilët mezi presin që Edberi të zgjohet në mënyrë që të shikojnë reagimin e tij.
“Nuk iki nga dhoma pa parë Edin kur të zgjohet”, thotë Elona.
Më pas vjen momenti kur Edberi zgjohet dhe i duket i nevrikosur kur i thotë Shpendit që ndohej aty:- “O Shpend kush ma hodhi miellin mua”?
Shpendi, i cili ishte në dijeni të rrengut që bëri Iliri bën sikur nuk di gjë, ndërsa e mban të qeshurën me zor.
Por pak ka duruar Shpendi, i cili pas ka shpërthyer në të qeshura.
Situata ka qenë aq qesharake sa dhe vetë Edberi ka filluar të qeshë kur ka parë imazhin e tij në pasqyrë.
Në fund ka ardhur në dhomë Iliri, i cili i ka treguar vetë Edberit për shakanë që i bëri.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com