Asier Illarramendi është zyrtarisht lojtar i Realit të Madridit, pasi depozitoi 30 milionë Euro për prishjen e kontratës me Real Sociedadin, plus 8.949.900 euro taksa.
23-vjecari do të veshë bluzën e bardhë për 6 vite. Shuma që shpenzoi Reali shënon një rekord më vete, pasi kurrë më parë gjigantët spanjollë nuk kishin paguar kaq shumë para për një futbollist të lindur dhe rritur në Spanjë.
Pas marrëveshjes së arritur, mesfushori deklaroi se” Isha me pushime kur Reali i Madridit po interesohej për mua. U bë një ofertë dhe pasi e mendova mirë, vendosëm që ta pranomin, sepse ishte një rast unik dhe i parezistueshëm.
Nuk e kisha aspak të lehtë, por mendoj se ishte vendim i drejtë. Dua të falenderoj të gjithë tifozët e Sociedadit për mbështetjen që më kanë dhënë. Reali është një klub i madh, që lufton për cdo trofe. Disa lojtarë të Realit i kam miq, pasi luajmë bashkë në kombëtare. Vendimi ishte i përbashkët , por fjalën e fundit e thashë unë” përfundoi ai.
Shkrimi u publikua sot në gazetën “Shqiptarja.com”
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com