Një kameleom që qëndron mbi një degë duke pritur qetësisht prenë e tij…
 
Kështu duket në pamje të parë, por nëse e shihni më nga afër do ta kuptoni se nuk është siç duket. 

Krijesa në këtë foto nuk është një hardhucë shumëngjyrëshe por një vepër e realizuar mjeshtërisht mbi dy trupa njerëzish.
Dy trupa femrash janë vendosur në një pozicion specific dhe pikturuar me kujdes, për të dhënë iluzionin e një kameleoni shumëngjyrësh.

Kjo vepër arti e Johannes Stoetter, një artisti italian 37 vjeçar, konsiderohet si një lloj unik skulpturash të realizuara me trupin njerëzor si “lëndë” të parë.
37 vjeçari kishte transformuar më pare modelet e tij në bretkosa e papagaj, por forma e kameleonit konsiderohet si një nga veprat e tij më impresionuese.

“Pikturimi i trupave është një mënyrë e mirë për ta lënë diçka të shkojë, për ta ndarë atë nga diçka. Frymëzimi im më i madh janë natyra, filozofia e jetës personale, dhe vetvetja e njerëzve”, shprehet artisti.

kameleoni
kameleoni

  Redaksia Online
 (Alt.h/shqiptarja.com)