Iluzioni i rrezikshëm i votimeve digitale

Iluzioni i rrezikshëm i votimeve digitale
Zgjedhja përmes votimit vjen nga lashtësia. Vota mund të ishte një bërthamë fruti, një copë qeramike, një guaskë, madje në Spartë mund të ishte edhe një britmë.

Sot mund të jetë një kartë e futur në një kuti, por me zhvillimet teknologjike votimi mund të jetë edhe elektronik e shoqërohet me procese ku votimi mbetet i padukshëm për syrin e njeriut. Pavarësisht nga ndryshimi në mënyrën e votimit, aspekti themelor mbetet i njëjtë: Të sigurojë një votë për votues, duke ruajtur fshehtësinë e votuesve, saktësinë e votave, sigurinë e sistemit dhe parandalimin e mashtrimit.
 
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, befas nga Kryetari i Partisë Demokratike u kërkua këto ditë që Shqipëria të shkojë në zgjedhjet e ardhshme, gjashtë muaj më pas, me sistemin e votimeve digitale. Kjo kërkesë e beftë tingëllon më shumë si marrëzi sesa një e drejtë, për sa kohë për ne, një vend jo vetëm i varfër por dhe me prapambetje teknologjike në fushën digitale, askush nuk di të provojë se bëhet?!
 
Votimi elektronik, atje ku kanë ditur ta zbatojnë, është e vërtetë se ka sjellë një sërë përparësish në raport me ekzistuesin: ka përmirësuar efikasitetin e sistemit zgjedhor; ka reduktuar kohën e nevojshme për të numëruar votat, që sistemi ynë zgjedhor, për shkak të mosbesimit reciprok i ka çuar në kufijtë ekstrem; ka ulur numrin e ankesave të mundshme, thuhet se minimizon mundësinë e gabimeve manuale në fazën e numërimit dhe transmetimin e të dhënave, etj.

Pra, duket se ideja për të çuar shqiptarët, jo drejt kutive të votimit, por drejt makinave kompjuterike, për të bërë zgjedhjen e tyre në formë elektronike, është ide e bukur dhe fisnike. Por, sa ide fisnike është, aq larg qëndron nga realiteti ynë praktik, sepse mjetet e tanishme dhe dijet teknike as i kemi dhe as i zotërojmë, ndërsa zgjedhësit, ata që nesër do jenë përdoruesit, dyshoj se do jenë të aftë në përdorimin e tyre në mënyrë të sigurt.
 
As më shkon ndërmend të them se sistemi i tanishëm është i përsosur, por nuk dua të mendojnë se votimi elektronik do jetë zgjidhje për të gjitha problemet, siç po thuhet e shkruhet këto ditë. Disa prej argumenteve të Edi Ramës, “...kërkesë e pa realizueshme”, “...dështim i sigurt”, opinionistë afër PD-së i quajtën hipokrizi, alibi për të vjedhur zgjedhjet (Si dhe qysh bëhet kjo, se thonë, vetëm e hamendësojnë ?!).

Ata mendojnë se gjithçka do shkojë mirë, mjafton vetëm vullneti politik!? Është utopi të mendosh se gjithçka do shkojë mirë, kur nuk ka asnjë lloj përvoje, kur dihet se projekti pilot i këtij lloj votimi në Tiranë dhe Fier u dështua nga PD dhe janë tërë gjasat që ky moment i rëndësishëm politik i jetës së vendit të shndërrohet në aventurë, kur ekziston rreziku që të mos e zbatojnë mirë atë sepse askush nuk jep garanci që dimë ta bëjmë. Kjo është ajo ku qëndron problemi i vërtetë. Nuk duhen shumë argumente për të kundërshtuar votimin elektronik, për sa kohë mendojmë se Shqipërisë i mungon një sistem elektronik i votimit.
 Propozuesit e këtij sistemi zgjedhor nuk marrin përsipër të shohin paksa tej hundës së tyre, psh., mbrapa Dajtit, që i bie jo më shumë se
 
15 km. në vijë ajrore. Po pse shkojmë aq larg? Le të shohim më mirë periferinë e mbipopulluar të Tiranës. Ata të cilët do jenë nesër votuesit, e që me sistemin aktual sot kanë vështirësi të kuptojnë se si plotësohet një fletë votimi, çka e shpreh më së miri numri i fletëve të pavlefshme që gjenden në kuti, e jo më të mos jetë e vështirë për ta, kur do ndodhen para makinës kompjuterike, ndërkohë që shumica nuk kanë familjaritet me kompjuterat e thjeshtë shtëpiakë, të cilët mund edhe të mos i kenë fare në banesat e tyre. Loja prej një viti me idenë e disfatës duket se po i ndjek nga pas, për të mbërritur te një kërkesë që e dinë se s’bëhet.
 
A janë vërtet gjërat në këtë sistem votimi ashtu siç këpusin gjepura e kopaçe ata që edhe vetë nuk dinë se në ç’situata do ndodhen zgjedhjet me këtë sistem? Le të shohim shkarazi përvojën botërore:
 
Në Europë, nga rreth 50 shtete, vetëm 14 prej tyre kanë bërë votime elektronike. 35 të tjera, ndonëse shumë më të pasura e të përparuara në teknologji se ne, i qëndrojnë ende votimit me laps, letër dhe kuti votimi. Prova e parë e njohur e përdorimit të votimit elektronik u bë nga Franca në vitin 1995, kur ata zhvilluan një votim web në lidhje me testimet bërthamore në rajonin e Paqësorit. Kohë më pas, në vitin 2001, votimi elektronik është përdorur për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të Australisë. Në këto zgjedhje, rreth 16 mijë votues (8.3% e të gjitha votave të numëruara) u testuan në mënyrë elektronike në katër qendra votimit, por vetëm qeveria e shtetit Victoria, pas këtij testi, e shtriu votimin elektronik për zgjedhjet e vitit 2006.
 
Në SHBA, në vitin 2002, Kongresi miratoi 3 miliard $ në një përpjekje për blerjen e makinave që do shërbenin për votimin elektronik. Nisma e votimit elektronik përshiu 17 shtete, por 34 shtetet e tjera vazhdojnë të përdorin sistemet e votimit me fletë-votimi, pa pasur bindjen se janë të aftë të kryejnë, kontrollojnë e sigurojnë votime elektronike. Dhe kjo ndodh atje ku ka lindur dhe ka marrë jetë kjo teknollogji. Nga përvoja amerikane e deritanishme janë shënuar dyshimet mbi zgjedhjet elektronike në Florida, që sollën në pushtet Xh. Bushin dhe raporti i FBI-së me dyshimet mbi ndërhyrje në rezultatin e zgjedhjeve të Trump. Sistemi tani është në qendër të shqetësimeve për integritetin e zgjedhjeve të këtij viti dhe ekspertët kibernetike kanë sugjeruar se ato janë një objektiv i lehtë për hakerat. Janë autoritetet federale amerikane që kanë këshilluar se integriteti i zgjedhjeve është më i sigurt me sistemin që përdor votë-letër në kutinë e votimit.
 
Nga fundi i viteve ’90, deri në vitin 2007, makinat për votimin elektronik u përdorën gjerësisht gjatë zgjedhjeve në Hollandë. Lindën shqetësime që lidheshin me problemet e sigurisë. Në tetor 2006, grupi, "Ne nuk i besojmë makinat e votimit", demonstroi në televizionin holandez se si makinat e NEDAP mund të manipulohen për 5 minuta. Kjo bëri që qeveria holandeze të ndalojë përdorimin e makinave të votimeve kompjuterike të prodhuara nga LSDM në zgjedhjet kombëtare të vitit 2006, Gjermania e filloi këtë sistem me 2 milion votues dhe instaloi 2000 makina (1 për 1000 zgjedhës).

Provoi më 22 tetor 2006, me zgjedhjet në Kotbus, sistemin NEDAP. Qyteti në fund vendosi për të mos e blerë sistemin e votimit. Për momentin ka disa padi në gjykatë kundër përdorimit të makinave të votimit elektronik në Gjermani. Një nga këto ka arritur në shkurt të vitit 2007, në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, pas kërkesave publike se sistemi ishte i pambrojtur. Zyra Kombëtare e Zgjedhjeve ka pranuar se ekziston mosbesimi publik i sistemit. Për shkak të shqetësimeve lidhur me mungesën e besimit publik për përdorimin e sistemit të ri të votimit, Gjykata Kushtetuese e Federatës Gjermane përcaktoi se votimi elektronik ishte jokushtetues.

 Në nëntor të vitit 2011, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kazakistan, i bëri të njohur qeverisë e partive politike se përdorimi test i sistemit elektronik të votimit do të ndërpritet për shkak se votuesit preferojnë votën-letër e kutitë e votimit, se partitë politike nuk i besojnë votimit elektronik dhe se mungesa e fondeve të nevojshme (o Perëndi, edhe Kazakistani i stërpasur!) për të rinovuar sistemin është një arsye tjetër që e bën të pamundur atë.
 Po kështu, përdorimi i internetit në zgjedhje është një koncept mjaft i ri dhe lidhet me përdorimin e një teknologjie të re. Derisa njerëzit të arrijnë të mund ta zotërojnë përdorimin e ta besojnë plotësisht atë, sistemi do zejë vend. Por kritikët e votimit elektronik argumentojnë se votimi në internet nuk ka siguri të mjaftueshme.

 Po mendojmë për një moment se Shqipëria pas disa muajsh është e aftë (gjë që s’është e vërtetë) të ndërtojë një sistem software të përsosur si dhe të mësojë e të përgatiti një elektorat të sofistikuar nga ana teknike dhe kulturore, të përgatitur për koncepte të tilla që kërkojnë identitete dixhitale dhe siguri veprimi personale. Në qoftë kështu, ku të gjithë votuesit i kemi të mirëndriçuar, ndeshim nga përvoja botërore e përdorimit të sistemit tre kategori të përgjithshme të ankesave që lidhen me çështjet teknologjike, me mundësitë e mëdha të mashtrimit dhe mbrojtjen e votuesve dhe e votave të tyre. Me ardhjen e votimit elektronik përmes makinave rriten edhe mundësitë e praktikave mashtruese.

Para së gjithash, teknologjia është një aparaturë software, që do të thotë se publiku nuk ka qasje në të dhe as aftësi të kontrollojë makinat e votimit, madje ata s’kanë asnjë ide se si punon software i votimit. Dije të tilla mund të kenë ata që fshinë 21 janarin nga software e KM apo software e Drejtorisë Tatimeve, por jo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe aparati i saj. Atëherë: Përgatisni së pari kapacitetet teknike të mjaftueshme për sigurinë e 1000 makinave dhe kur kjo të jetë kryer vendosni sistemin, pa u sjellë si aventurierë!

 Të mirat e të këqijat kundër votimit elektronik, të paraqitura këtu, janë vetëm disa nga argumentet kundër votimit elektronik të parakohshëm në Shqipëri, duke shtrënguar qytetarët të votojnë duke përdorur një makinë elektronike që se njohin, në vend të një karte dhe një stilolapsi. Të mos kuptohet sikur me këtë sistem rreziqet janë hakerat! Rreziku në këtë sistem vjen nga pushteti i sistemit teknologjik. Hakerat... dhe ata mund të ndikojnë drejtpërdrejt në makineritë, duke ndikuar politikisht në shoqërinë tonë. Kur kjo ndodh në SHBA, pse jo te ne të ngratët?!

 Nëse ju jeni në mesin e atyre që besojnë se demokracia e drejtpërdrejtë realizohet nëpërmjet votimit elektronik dhe internetit, mësoni edhe se demokracia digitale rrezikon drejtpërdrejtë këtë vend, kur nuk zotërojmë mjetet, pa llogaritur fare se kartat e identitetit nuk vlejnë për t’ju drejtuar makinave elektronike. 
nga frika se fletët e votimit të fshehtë nuk mund të mbahen sekret. Disa raste janë ende në ndjekje penale, ndaj ato u ndaluan në vitin 2007.

Gjermania e filloi këtë sistem me 2 milion votues dhe instaloi 2000 makina (1 për 1000 zgjedhës). Provoi më 22 tetor 2006, me zgjedhjet në Kotbus, sistemin NEDAP. Qyteti në fund vendosi për të mos e blerë sistemin e votimit. Për momentin ka disa padi në gjykatë kundër përdorimit të makinave të votimit elektronik në Gjermani.

Një nga këto ka arritur në shkurt të vitit 2007, në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, pas kërkesave publike se sistemi ishte i pambrojtur. Zyra Kombëtare e Zgjedhjeve ka pranuar se ekziston mosbesimi publik i sistemit. Për shkak të shqetësimeve lidhur me mungesën e besimit publik për përdorimin e sistemit të ri të votimit, Gjykata Kushtetuese e Federatës Gjermane përcaktoi se votimi elektronik ishte jokushtetues.

Në nëntor të vitit 2011, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kazakistan, i bëri të njohur qeverisë e partive politike se përdorimi test i sistemit elektronik të votimit do të ndërpritet për shkak se votuesit preferojnë votën-letër e kutitë e votimit, se partitë politike nuk i besojnë votimit elektronik dhe se mungesa e fondeve të nevojshme (o Perëndi, edhe Kazakistani i stërpasur!) për të rinovuar sistemin është një arsye tjetër që e bën të pamundur atë.

Po kështu, përdorimi i internetit në zgjedhje është një koncept mjaft i ri dhe lidhet me përdorimin e një teknologjie të re. Derisa njerëzit të arrijnë të mund ta zotërojnë përdorimin e ta besojnë plotësisht atë, sistemi do zejë vend. Por kritikët e votimit elektronik argumentojnë se votimi në internet nuk ka siguri të mjaftueshme.
 Po mendojmë për një moment se Shqipëria pas disa muajsh është e aftë (gjë që s’është e vërtetë) të ndërtojë një sistem software të përsosur si dhe të mësojë e të përgatiti një elektorat të sofistikuar nga ana teknike dhe kulturore, të përgatitur për koncepte të tilla që kërkojnë identitete dixhitale dhe siguri veprimi personale. Në qoftë kështu, ku të gjithë votuesit i kemi të mirëndriçuar, ndeshim nga përvoja botërore e përdorimit të sistemit tre kategori të përgjithshme të ankesave që lidhen me çështjet teknologjike, me mundësitë e mëdha të mashtrimit dhe mbrojtjen e votuesve dhe e votave të tyre. Me ardhjen e votimit elektronik përmes makinave rriten edhe mundësitë e praktikave mashtruese.

Para së gjithash, teknologjia është një aparaturë software, që do të thotë se publiku nuk ka qasje në të dhe as aftësi të kontrollojë makinat e votimit, madje ata s’kanë asnjë ide se si punon software i votimit. Dije të tilla mund të kenë ata që fshinë 21 janarin nga software e KM apo software e Drejtorisë Tatimeve, por jo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe aparati i saj. Atëherë: Përgatisni së pari kapacitetet teknike të mjaftueshme për sigurinë e 1000 makinave dhe kur kjo të jetë kryer vendosni sistemin, pa u sjellë si aventurierë!

Të mirat e të këqijat kundër votimit elektronik, të paraqitura këtu, janë vetëm disa nga argumentet kundër votimit elektronik të parakohshëm në Shqipëri, duke shtrënguar qytetarët të votojnë duke përdorur një makinë elektronike që se njohin, në vend të një karte dhe një stilolapsi. Të mos kuptohet sikur me këtë sistem rreziqet janë hakerat! Rreziku në këtë sistem vjen nga pushteti i sistemit teknologjik. Hakerat... dhe ata mund të ndikojnë drejtpërdrejt në makineritë, duke ndikuar politikisht në shoqërinë tonë. Kur kjo ndodh në SHBA, pse jo te ne të ngratët?!

Nëse ju jeni në mesin e atyre që besojnë se demokracia e drejtpërdrejtë realizohet nëpërmjet votimit elektronik dhe internetit, mësoni edhe se demokracia digitale rrezikon drejtpërdrejtë këtë vend, kur nuk zotërojmë mjetet, pa llogaritur fare se kartat e identitetit nuk vlejnë për t’ju drejtuar makinave elektronike. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?