“Ishte kënaqësi të bëje magji këtu. Nuk arrinim të ecnim nga njerëzit, pasi kishte pjesëmarrje mjaft të madhe si dhe është përçuar shumë energji. Për mua ishte një dashuri me shikim të parë u dashurova me Shqipërinë.” Rolfo ka theksuar se do të rikthehet sërish në Shqiqëri me projekte të reja të cilat do të përfshijnë kombinimin e muzikës me truket e magjisë.
“Do të kthehemi pasi kemi shumë projekte të reja. Një prej tyre ka të bëj me një event shumë të madh ku do të ketë muzikë dhe magji. Do ta realizojmë në shesh meqë kishte një pjesëmarrje kaq të madhe, mund të ketë Dj. të medhënj në mënyrë që bëjmë spektakël magjie me bazat e tyre muzikore.” Përveç aktiviteteve në Tiranë e Prishtinë, magjia do të bëhet pjesë edhe e spitalin Universitar “Nënë Tereza” ku do të ofrohen truke magjie për të sëmurët.
“Të ëndërrosh me këtë lloj arti është emocion. Duke parë pjesëmarrjen e madhe na u duk bukur ta conim “magjinë” tek ata që nuk mund të vinin në shesh,”-vijoi Walter. Rolfo, i cili është gjithashtu edhe Presidenti i Kampionatit Botëror i Magjisë u shpreh se do të kishte dëshirë të ndërtonte një strukturë të “Master of Magic” në Shqiqëri. “Do të donim të ndërtonin një shkollë magjie dhe në këtë mënyrë të mësohej gjuha italiane përmes magjinë.
Do të donim të ndërtonim një bazë të “Master of Magic këtu”. Walter Rolfo premtoi në spektaklet e ardhmshme truke të reja magjie për të sjellë diçka të rinovuar në sytë e publikut. “Magjia është gjithmonë diçka e re në sytë e atij që e shikon. Duam ta rinovojmë, të krijojmë disa efekte që të qëndrojnë në mendjen e njerëzve, na pëlqen ta realizojmë të pamundurën”,-është shprehur Rolfo.
Sa i përket dashurisë së tij për këtë profesion Walter theksoi: “Mendoj se kam lindur magjistar. Bëja lojëra magjie tek të afërmit e mi. Tashmë jam një 40 vjeçar me fat kam bashkuar ëndërrat e fëmijërisë me të sotmet.” Sipas Walter Rolfos magjia të bën ti shohësh problemet me një sy tjetër.
Me anë të magjisë sipas tij mëson të mos thuash “jo” ndaj problemeve. Gjithashtu ai theksoi se do të zhvillohet për herë të parë në Itali, kampionati botëror për magjinë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)