Mungesa e Verdi Moravës një prej 9 të pandehurve të grupit të xhihadistëve ndaj të cilëve gjykata e krimeve të rënda ka nisur gjykimin për terrorizëm është bërë shkak për shtyrjen e seancës këtë të martë.

Dhe pse një seancë më parë gjykata e krimeve të rënda refuzoi kërkesën e tyre për veçim çështje, kjo kërkesë e rrëzuar sërish ka irrituar të pandehurit të cilët kanë mallkuar gjykatën duke u drejtuar me fjalët, mos u merrni me Allahun se do dilni të humbur.

Deri më tani ndaj xhihadistëve janë zhvilluar 6 seanca, ndërsa pas shtyrjes për mungesë të Moravë gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për pezullim të afateve të paraburgim dhe vendosi që më 28 mars të zhvillojë gjykim e radhës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)